E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orikum, zbarkim ne portin e jahteve

Vlore- Nje dite pas kalimit te ligjit "Antimafia" ne Parlamentin shqiptar, policia dhe prokuroria zbarkojne ne Orikum ne portin e jahteve, per te ushtruar kontrolle. Operacioni ka nisur mesditen e djeshme, ku viheshin re forca te shumta policie dhe qente antidroge. Burime zyrtare thane per "KJ", se aksioni ndermerrej ne kuader te ligjit antiskaf apo moratoriumit dhe nuk kishte lidhje me ligjin me te fundit. Por per disa ore agjentet dhe qente antidroge kane ushtruar kontrolle ne te gjitha mjetet lundruese luksoze, nje pjese e te cilave jane ne pronesi te biznesmeneve te njohur shqiptare.

Per disa ore me radhe, prokurore dhe efektive te FNSH-se kane nisur nje kontroll ne mjetet e lundrimit qe gjenden ne portin e jahteve ne Orikum te Vlores.

Burime nga prokuroria, bene te ditur se qellimi eshte verifikimi nga Task-Forca ne kuader te moratoriumit per dokumentacionet e mjeteve ujore, nderkohe qe efektive policie jane pare me qente qe zbulojne narkotiket. Deri ne oret e pasdites nuk ka pasur asnje konfirmim zyrtar per rezultatet e operacionit, por burime policore shpjeguan se behej fjale per nje operacion rutine, kurse jahtet jane ne pronesi te biznesmeneve te huaj dhe shqiptare.

Pak ore pas miratimit te ligjit "Antimafia" ne parlament ka ardhur edhe kontrolli i befasishem ne Orikum. Policia ka rrethuar te gjithe zonen duke mos lejuar asnje levizje te dyshimte deri ne perfundim te aksionit. Prezente edhe inspektore te Task-Forces qe sherben ne kuader te moratoriumit te skafeve. Ne vendngjarje jane pare edhe perfaqesues te Prokurorise se Vlores, qe kane mbeshtetur veprimet e Task-Forces por dhe forcave policore te Drejtorise se Vlores. Inspektoret kane ushtruar vete kontrolle dhe keqyrje te jahteve luksoze, por ne perfundim nuk u dha asnje deklarate zyrtare per rezultatet. Moratoriumi u miratua pas zgjedhjeve te vitit 2005 si nje mase shtrenguese per te ndaluar trafiqet ilegale nepermjet detit ne drejtim te Italise dhe Greqise. Sipas ketij ligji ne det nuk lejohen as motore uji te palicencuar, as gomone apo skafe dhe jahte, pervec anijeve te peshkimit.

Afati

Afati per moratoriumin e mjeteve lundruese, skadonte ne muajin prill te ketij viti pasi u miratua gjate vitit 2005 me afat 3 vjecar. Por qeveria shtyu edhe per nje vit kete afat duke e pare te arsyeshme te mbetet ne fuqi per te pasur rezultate kunder trafiqeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›