E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hysaj: Pse u shty arrestimi i Erjon Veliajt? | “3D” në RTSH

Fati i kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ishin në vemendje të emisionit 3D të  Alban Dudushit në RTSH 1 HD.

Kjo pasi të premten në mëngjes agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer  kontrolle në banesën e tij dhe në studion private të bashkëshortes Ajola Xoxa.

Jola Hysaj, Sekretare per Marredheniet me Publikun në PD, tha se “Kur flitet për SPAK-un është “drejtësi e vonuar, drejtësi e munguar”. Sipas saj testi i madh i SPAK është arrestimi i Erion Veliajt. Për zyrtaren e opozitës ky arrestim është shtyrë në kohë 2- 3 vite. Ajo vlerëson se SPAK po përdor në punën e tij dy standarte. Hysaj kujtoi se kreu i PD Sali Berisha qëndroi për gati 11 muaj në arrest shtëpie, ndërkohë që kreu i PL Ilir Meta u arrestua në mënyrë skandaloze. Ndërsa këta të dy nuk mund të prishin provat, por qëndrojnë të izoluar, zërat e qytetarëve të Tiranës kundër kryebashkiakut Veliaj nuk dëgjohen, tha Hysaj.

“Përse SPAK nuk e arreston Veliajn?” pyeti zyrtarja e PD. Sipas saj , Veliaj qendron ende në krye të bashkise dhe mund të prishi provat lidhur me çështjen 5D. “Ai duhej arrestuar patjetër” këmbënguli ajo.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›