Hyseni: Do të kemi njohje të tjera pas vendimit të GJND-së
Ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni ka deklaruar sot se Kosova do të njihet edhe nga 20 vende të tjera, sapo të shpallet qëndrimi i GJND-së në muajin qershor.
Ministri Hyseni e ka quajtur të rëndësishëm numrin e njohjeve për Kosovën, edhe për hir të anëtarësimit të vendit në mekanizma të ndryshëm ndërkombëtarë. Ai ka pohuar gjithashtu se institucionet e Kosovës janë në dijeni edhe të një varg veprimesh të regjimit të Serbisë për te penguar afirmimin ndërkombëtar të Kosovës.
"Duhet të punojmë shumë seriozisht, të mbështetur edhe nga miqtë tanë, që t'i pamundësojmë këto veprime të Serbisë e të sponsorizuesve të saj. Gjithsesi, suksesi diplomatik i Kosovës varet shumë edhe nga zhvillimet pozitive në vend", ka thënë Hyseni, i cili është zotuar se MPJ do t'i plotësojë dhe funksionalizojë misionet diplomatike dhe konsullare të Kosovës në vende të ndryshme të botës.