E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kriza” Rama: Nesër në Kuvend, një shans për zgjidhje

TIRANE- Pas 6 muajsh mungesë në Kuvend, deputetët socialistë do të rikthehen pasditen e nesërme në sallën e Kuvendit. Deklarata erdhi nga kreu socialsit Edi Rama pak përpara se të zhvillohej mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

“Nesër ne do të jemi në Parlament, por jo për të ndenjur pa u hapur kutitë. Duam të zbardhim krimin elektoral. Bota mbarë kërkojnë hetim parlamentar të plotë dhe të hollësishëm” theksoi kryesocialisti ndërsa tha se vendimi i opozitës për të njohur rezultatin e zgjedhjeve tregon qartë se PS ka dhënë sinjalin për zgjidhjen e krizës.

“Nuk e kemi përjashtuar dhe as e përjashtojmë dialogun si instrument për të zgjidhur krizën, madje kemi qenë ne që kemi dhënë sinjalin e kompromisit në të mirë të të ardhmes së vendit duke njohur rezultatin e zgjedhjeve. Nuk duam rinumërim për të ngryshuar rezultatin, nuk duam fitore në tavolinë, por transparencën e plotë të zgjedhjeve” theksoi Rama

Kreu socialist zyrtarizoi faktin se nga ky moment deputetët socialistë do të thyejnë bojkotin për të hapur kutitë e votimit pa u tërhequr asnjëherë nga kërkesa për zbardhjen e së vërtetës së zgjedhjeve të 28 qershorit.

“Ne nesër do ti japim një zgjidhje të qartë krizës, kemi gati celsin e kthimit të opozitës në Parlament, por i takon maxhorancës, të vendosë nëse e do apo jo opozitën në Parlament” u shpreh kryesocialisti.

Ndërkaq Rama shtoi se në rast se në parlament nuk do të hetohen zgjedhjet atëherë , sic tha ai Marsi do të jetë muaji i ngritjes së popullit opozitar në protesta.

“Do tja dalim deri në fund duke përfaqësuar vullnetin e popullit që na ka zgjedhur. Detyra jonë është të bëjmë gjithcka që kemi në dorë. Nëse pushteti nuk do të dëgjojë zërin tonë, Marsi do të jetë muaji i ngritjes së opozitës popullore në një valë protestash” u shpreh Rama.

Në fund të mbledhjes së sotme do të ketë një deklaratë zyrtare, në lidhje me cfarë projekti do të shkojnë nesër depuetetët socialistë në sallën e Kuvendit.

Kriza, PS vendos sot për bojkotin në Kuvend
Partia Socialiste vendos sot rreth bojkotit të parlamentit. Selia rozë ka bërë të ditur se sot pasdite do të ketë një mbledhje të grupit parlamentar ku do të vendoset pikërisht rreth qëndrimit të Partisë Socialiste për Kuvendin.
Mbledhja vjen menjeherë pas përfundimit të misionit të KiE si dhe vizites se Kryetari i Grupit socialist të Parlamentit Europian, Hannes Svoboda në selinë e roze ku u takua me liderin e opozites Edi Rama. Pikërisht vizita e nën kryetarit të Grupit Socialist në Parlamentin Europian me ftesë të Partisë socialistë duket ka ndezur dritën jeshile për zgjidhjen e mundshme të situatës. Svoboda tha se zgjidhja e duhur është cuarja në Komisionin e Venecias të objektit te hetimit te zgjedhjeve nga Keshilli i Europes, propozim i cili eshte mbeshtetur nga ama. Zyrtari i parlamentit europain tha se paralel me kete PS duhet të hyje ne Kuvend.

Mbledhja e grupit socialist është vendosur në oren 18:00 pasdite nderkohe që seanca e radhes e Kuvendit eshte nesër në orën 17:00.
Gjithsesi mbetet për të parë se cili do te jete qendrimi i socialiste ne mbledhjen e sotme.

KiE dje u apeloi forcave politike në vend të rivendosin dialogun politik. KiE I bëri PS të kthehet në Kuvend, kurse qeverisë të nis ëtë hetojë zgjedhjet sipas dispozitave kushtetuese në vend.
Vetem pak pas minuta pas përfundimit të misionit të KiE në Tiranë lideri i opozites Rama tha se e vetmja zgjiidhje per krizes ishte hapja e kutive. Po dje Berisha duke përshëndetur deklaratën e KiE ftoi Ramën të ngrejnë Komisionin Hetimor për hetimin e zgjedhjeve por pa përmendur kutitë.
(d.b/e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›