Zgjedhjet në Holandë më 9 qershor
Zgjedhjet parlamentare në Holandë do të zhvillohen më 9 qershor, pas përmbysjes së qeverisë holandeze, si rezultat i grindjes në lidhje me misionin ushtarak të këtij vendi në Afganistan, ka deklaruar kryeministri në largim i Holandës, Jan Peter Balkenende.
“Kabineti në largim do të përgatitë zgjedhjet e 9 qershorit”, tha Balkenende, katër ditë pasi që Partia Laburiste u largua nga qeveria e koalicionit me demokristianët.
“Kjo nënkupton se kabineti ekzistues, edhe pse me përbërje të ndryshuar, do të drejtojë punët deri në datën e zgjedhjeve”, shtoi ai.
Balkenende të shtunën e kaluar ja dorëzoi mbretëreshës Beatrix dorëheqjen e 12 ministrave laburistë, pasi që ata u tërhoqën nga qeveria, me kërkesën që Holanda deri në fund të vitit të tërheq 1950 ushtarët e vet të stacionuar në Afganistan.
NATO-ja ka kërkuar nga Holanda që të vazhdojë misionin e vet në Afganistan deri në gusht të vitit 2011. Laburistët kanë theksuar se nuk do ta mbështesin vazhdimin e misionit, gjë që edhe rezultoi me prishjen e koalicionit.