E Diel, 1 Nëntor 2026

Hyseni Haxhinastos Kontributi dypalesh i domosdoshem per integrimin ne BE te Ballkanit

Tirane 18 shtator NOA - Ministri i Puneve te Jashtme te Kosoves Skender Hyseni ka uruar sot me nje mesazh Ministrin e sapoemeruar te Puneve te Jashtme te Shqiperise Edmond Haxhinaston.

Ministri kosovar duke i shprehur urimet me te perzemerta homologut te tij shqiptar shkruan ne mesazhin e tij te urimit se Duke vleresuar lart marredheniet e shkelqyera mes dy vendeve por edhe dy institucioneve tona kam bindjen se ato do te vazhdojne te thellohen edhe me tej gjate mandatit tuaj.

Republika e Kosoves dhe ajo e Shqiperise kane perpara pune synime e sfida te perbashketa te cilat edhe per me tej shtojne domosdoshmerine e intensifikimit te marredhenieve dypaleshe dhe integrimeve te metejme nder-shqiptare theksoi me tej zoti Hyseni.

Sipas tij e ardhmja e perbashket e dy Shqiperise dhe Kosoves eshte integrimi ne Evrope.

Ministri i Puneve te Jashtme te Kosoves shkruan me tej se per kete perspektive te pashmangshme te rajonit te Ballkanit duhet vleresuar se cdo kontribut eshte i nevojshem dhe i domosdoshem.

Kontributi dypalesh i institucioneve tona do te beje nje hap perpara ne integrimet nder-shqiptare nderkohe qe do ti afroje Kosoven dhe Shqiperine me familjen e madhe euroatlantike ka pohuar me tej ministri kosovar Hyseni.

Ministri i Puneve te Jashtme te Kosoves e siguron homologun Haxhinasto per perkushtimin personal dhe ate te institucioneve te Republikes se Kosoves per te punuar se bashku per stabilitetin paqen por edhe per te ardhmen evropiane te dy vendeve shqiptare ne rajon.

Ne fund te mesazhit te tij ministri i Puneve te Jashtme te Kosoves Skender Hyseni i uron suksese ne detyren e tij te re ministrit Edmon Haxhinasto i cili u emerua ne detyren e ministri te Jashtem te Shqiperise te premten pas betimit perpara kreut te shtetit Bamir Topi.

mit/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›