E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tani radhen e ka Prishtina

Koment

Ne Bruksel pas miratimit te projektrezolutes se perputhur per Kosoven mes vendeve anetare te BE-se dhe Serbise ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se konsiderohet se tani radhen e ka Prishtina qe te beje leshime sa i perket dialogut te pritshem mes Beogradit dhe Prishtines dhe se tani veshtire se BE-ja do te toleroje kundershtime nga Serbia dhe Kosova sa u perket kushteve per fillimin e ketij dialogu. Beogradi dhe Prishtina do te mund te gjenden ne tavolinen e bisedimeve qe ne fillim te vitit te ardhshem 2011 shkruan gazeta e perditshme serbe Kurir duke iu referuar qarqeve diplomatike ne Bruksel sipas te cilave si BE-ja ashtu edhe Perendimi ne pergjithesi nuk kane ndermend me qe ta tolerojne qofte Beogradin qofte Prishtinen. Pas miratimit ne OKB te rezolutes per Kosoven te paraqitur bashkerisht nga BE-ja e Serbia qeverise se Kryeministrit Hashim Thaci sipas qarqeve diplomatike te lartpermendura te cileve u referohet gazeta e mesiperme nuk i ka mbetur gje tjeter vecse te pranoje dhe te zhvilloje bisedime me Beogradin sipas modelit te propozuar nga Brukseli. Sidoqofte modeli sipas te cilit duhet te zhvillohen bisedimet mes Beogradit dhe Prishtines ende nuk eshte saktesuar por megjithate paralajmerohet se ato mund te fillojne duke filluar nga trajtimi i ceshtjeve jetike te nivelit me te ulet sikurse jane te tilla ato te kriminalitetit dhe te prones.

Tani duhet te filloje formimi i ekipeve bashkebiseduese nga te dyja palet nderkohe qe edhe BE-ja duhet te percaktoje ekipin e saj ndermjetes dhe ndersa spekulohet se ne te do te mund te marre pjese dikush nga Italia dhe Spanja ve ne dukje nje burim diplomatik perendimor ne Bruksel sipas te cilit tani i takon Prishtines qe te beje disa leshime lidhur me qendrimet fillestare dhe qe autoritetet e saj te ndermarrin iniciativen e ti kerkojne Beogradit fillimin e bisedimeve. Ne qarqet diplomatike perendimore ne Bruksel vihet ne dukje se te dyja palet do te vazhdojne tu permbahen pozicioneve te tyre fillestare qe do te thote se Prishtina do te beje gjithcka te mundur qe te siguroje sa me shume njohje te reja te Kosoves nderkohe qe Beogradi do te ngule kembe qe te fitoje nje autonomi sa me te madhe per pjesen veriore te Kosoves. Tani per tani ne bashkesine nderkombetare ekziston nje predispozicion qe Beogradit ti mundesohet nje lloj kontrolli mbi pjesen veriore te Kosoves megjithese kjo gje eshte e papranueshme per Prishtinen thekson nje diplomat i larte perendimor ne Bruksel i cituar nga gazeta e siperpermendur duke nenvizuar se qe Prishtina ti pranoje bisedimet ato zyrtarisht duhet te quhen teknike. Sidoqofte Serbia pavaresisht nga leshimet e deritanishme perfshi pranimin e ndryshimit te tekstit te projektrezolutes per Kosoven ende ngul kembe qe midis te tjerave te bisedohet edhe per ceshtje lidhur me statusin e Kosoves. Eumlshte e pamundur qe te diskutohet per ceshtjet teknike dhe te lihet menjane ceshtja e statusit te Kosoves theksoi sot ministri per Kosoven dhe Metohine ne qeverine serbe Goran Bogdanovic duke shtuar se ceshtja e statusit perben nje parakusht thelbesor qe Serbia te perfshihet aktivisht ne bisedime me Prishtinen.

Analisti politik nga Prishtina Ilir Deda nga ana tjeter konsideron se duket qarte se Brukseli tani po nxiton qe te arrihet sa me shpejt qe te jete e mundur deri te dialogu mes Beogradit dhe Prishtines megjithese ai eshte i ndergjegjshem se kjo nuk do te jete nje rruge e lehte. Te dyja palet kane pozita te ndryshme ndersa Prishtina insiston te bisedimet teknike kurse Beogradi te statusi i pjeses veriore te Kosoves dhe i manastireve serbe. Sidoqofte nese marrim parasysh reagimin e qeverise ne Prishtine lidhur me kete duket qarte se ajo e ka ndryshuar pra e ka zbutur retoriken perkatese keshtu qe mund te priten me pak kushtezime nga ana e saj thekson analisti Deda.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›