Hyseni do thirrje per negociata per statusin eshte thirrje per destabilitet

Ministri i Jashtem i Kosoves Skender Hyseni thote se Kosova eshte e hapur per bisedime me Serbine ne nivel shtet me shtet por se thirrjet e Serbise per negociata per statusin jane destruktive.
Ne nje interviste me Zerin e Amerikes nga Nju Jorku zoti Hyseni tha se ne thelb nje gje e tille kerkohej nga projekt-rezoluta qe Serbia ka paraqitur ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se.
do thirrje per negociata per statusin eshte nje thirrje per trazira dhe destabilitet tha zoti Hyseni.
Ai tha se Kosova eshte kunder cdo ideje per ndarjen e Kosoves dhe per riberjen e kufijve ne Ballkan.
Ministri i Jashtem i Kosoves ndodhet ne Nju Jork per te bere lobizem per njohjen e Kosoves dhe pritet te takohet te henen me Sekretarin e Pergjithshem te OKB-se Ban Ki-Moon.
Ai tha se disa dhjetra vende kane premtuar se do ta njohin se shpejti pavaresine e Kosoves tani qe Gjykata Nderkombetare e Drejtesise dha opinionin per ligjshmerine e shpalljes se pavaresise. Zoti Hyseni tha se qe nga ai moment ka pasur takime me shume nga perfaqesuesit e ketyre vendeve. Por ai shtoi se nuk ka marre asnje sinjal deri tani nga pese vendet e Bashkimit Evropian qe nuk e kane njohur Kosoven.
Megjithate ai tha se Kosova nuk do te nxitoje te beje nje kerkese per anetaresim ne Kombet e Bashkuara nese nuk ka siguri qe perpjekja do te kete sukses.