Surroi Kosova nuk ka nevoje per rezoluta te Keshillit te Sigurimit te OKB-se

Ne nje interviste qe dha ne studiot e Zerin e Amerikes ne Uashington Veton Surroi Kryetar i Klubit per Politiken e Jashteme ne Kosove tha se qeveria e Kosoves eshte treguar e ngathet ne dy vitet e kaluara persa i perket njohjeve te reja. Nuk besoj qe ka ndryshuar dicka me shume ne kete drejtim. Per fat te mire shtetet e kuintit kane treguar nje energji shume te madhe dhe e kane pregatitur terrenin per njohje. Sa njohje do te kete dhe cila do te jet dinamika e njohjeve eshte veshtire te thuhet tha zoti Surroi.
Duke folur mbi propozimin e Ministrit te Jashtem te Kosoves Skender Hyseni per zevendesimin e rezolutes 1244 zoti Surroi tha se ministri ka bere nje gabim strategjik bile kur ka kerkuar qe te sillet nje rezolute e re per Kosoven. Kosova nuk ka nevoje per rezoluta te Keshillit te Sigurimit te OKB-se. Mendimi i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise e ka shfuqizuar ne formen permbajtesore rezoluten meqenese ka deklaruar se deklarata e pavaresise eshte sjelle ne baze te rezolutes 1244 pra e ka konsumuar te drejten juridike brenda saj. Kosova nuk ka perse te kerkoje rezoluta te reja e as debate te reja e kurrgje tjeter ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se tha zoti Surroi.
I pyetur rreth ceshtjes se korrupsionit ne Kosove zoti Surroi tha Nuk e di a eshte lufta kunder korrupsionit axhende e Kryeministrit Thaci. Mire do te ishte qe po ta kishte ate axhende te fillonte nga rrethi i ngushte i bashkepunetoreve dhe qeverise se tij. Por zoti Thaci ka mbrritur ne nje faze ku doemos duhet te percaktohet a do te vazhdoje kursi i tanishem degjenerativ i qeverisjes me nivelin me te larte te korrupsionit qe ka pare ndonjehere Kosova apo do te beje nje kthese e cila me pastaj do te do te kuroje se paku disa prej pasojave negative qe po ndjen vendi. Qeverisja e tanishme eshte krejtesisht e paudhe nga aspekti i zhvillimit ekonomik nuk ka ndonje vizion e as ndonje hap te zhvillimit dhe me vendimet e veta strategjike ekonomike qofte ne mos zhvillimin e sektorit energjise qofte me investime ne autorrugen e cila do te lidhe njerin kufi me tjetrin dhe e cila e pershkon Kosoven do ta zhyse Kosoven ne nje pozite krejtesisht te disfavorshme fiananciare prej te ciles do te jete shume veshtire te dilet.
Zoti Surroi tha se imazhi i Kosoves nuk behet me fushata komerciale. Imazhi ndertohet me nje qeverisje te mire dhe kete definitivisht Prishtina nuk e ka.
Ai tha se prania nderkombetare ne Kosove eshte absolutisht e nevojshme. Kosova theksoi ai per fat te keq nuk i ka ndertuar institucionet e drejtesise. Ka nje boshellek te madh te drejtesise ne vend dhe Eulex-i institucionet nderkombetare duhet ta permbushin fillimisht misionin e vet te sundimit te ligjit dhe pastaj te largohen.