Meta Diplomacia shqiptare po intensifikon perpjekjet per njohjen e Kosoves

Udheheqesit me te larte politike te Kosoves ndodhen ne Nju Jork per tiu kundervene Rezolutes serbe duke e cilesuar ate si nje veprim te panevojshem dhe ne kundershtim me opinionin e Gjykates Nderkombetare e Drejtesise per ligjshmerine e shpalljes se pavaresise se Kosoves nje opinion qe ishte kerkuar nga vete Serbia. Pjese e perpjekjeve per te bllokuar rezoluten e Serbise eshte edhe diplomacia shqiptare. Ministri i Jashtem i Shqiperise Ilir Meta ndodhet ne Nju Jork nga ku dha nje interviste per programin Ditari
Zeri i Amerikes Zoti Meta a mund te quhet e tejkaluar perplasja e Serbise me vendet perendimore lidhur me rezoluten per Kosoven
Ilir Meta Do te ishte shume me mire ne rast se Serbia do te kishte degjuar qe ne fillim BE-ne dhe nuk do te kishte iniciuar nje rezolute te njeanshme ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se por sidoqofte me mire vone dhe ne shpresojme qe gjate ketyre momenteve qe po bejme dhe kete interviste te kompletohet edhe kompromisi i BE-se i ofruar tashme nga te 27 vendet. Kjo do te ishte rruga me e mire per te ndihmuar ne nje mbarevajtje te zhvillimeve te metejshme ne Kosove por edhe per mbarevajtjen e integrimit evropian te Serbise. Do te ishte rruga qe te gjithe ne te shikojme drejt te ardhmes.
Zeri i Amerikes Zoti Meta gjate ketyre diteve ne Nju Jork ju keni patur takime me perfaqesues te shteteve te Organizates se Konferences Islamike dhe te Pellgut te Karaibeve. A ka ndonje ndryshim te qendrimit te tyre ndaj Kosoves
Ilir Meta Gjate ketyre 40 diteve nga momenti qe u zyrtarizua iniciativa e Serbise diplomacia shqiptare ne te gjitha nivelet ka qene ne kontakte pothuajse me te gjitha vendet me ato qe e kane njohur dhe sidomos me ato qe nuk e kane njohur Kosoven dhe ne vecanti ne bashkepunim shume te ngushte me diplomacine amerikane britanike franceze gjermane etj. Ne kete drejtim mund te them se edhe gjate diteve te fundit jane intensifikuar perpjekjet tona. Dua te vleresoj punen titanike te Misionit te Shqiperise ne Nju Jork dhe koordinimin e shkelqyer me te gjithe partneret ketu ndersa keto dite ne kemi zhvilluar disa forume per kete ceshtje nje me perfaqesuesit e Konferences Islamike ku kemi gjetur nje mbeshtetje te plote per argumentet e Shqiperise perse duhet rrezuar rezoluta e Serbise ne rast se ajo nuk arrin kompromisin me BE-ne me vendet e Karaibeve dhe ne takime te vecanta dhe me Ambasadoret e Frances Britanise se Madhe dhe te Turqise por edhe me Ambasadoren amerikane Rosemary DiCarlo Zv. Shefe e Misionit Amerikan ketu ne Nju Jork. Nderkohe qe ne kemi marre garanci edhe me pare nga keto vende qe nuk e kane njohur Kosoven qe jo vetem qe do ta njohin ne te ardhmen por kane premtuar qe do te votonin kunder rezolutes serbe ne rast se ajo do te paraqitej pasi nuk mund te hidhet ne diskutim autoriteti i GJND-se.
Zeri i Amerikes Zoti Meta duke u kthyer tek zhvillimet me te fundit ne Shqiperi mosmarreveshjet e shumices dhe opozites per hetimin e zgjedhjeve te kaluara nuk duket se po sheshohen nderkohe qe Shqiperia pret ne vjeshte pervec vendimit per liberalizimin e vizave edhe opinionin e Komisionit Evropian per kerkesen e saj per statusin e vendit kandidat. Sipas jush a do te kene ndikim keto mosmarreveshje sidomos per ceshtjen e statusit te vendit kandidat
Ilir Meta Nuk jam shume i azhornuar ne menyre te detajuar me zhvillimet me te fundit por absolutisht besoj se rezoluta e PE-se eshte shume e qarte se si duhet ecur perpara dhe shpresoj qe opozita te realizoje ne menyre te pergjegjshme pasi kuptohet qe e ardhmja evropiane e vendit eshte edhe nje pergjegjesi e opozites nuk eshte vetem e mazhorances.
Zeri i Amerikes Zoti Meta mosmarreveshjet e partive politike duket se mund te pengojne kryerjen e reformave elektorale zgjedhjet lokale do te mbahen pas tete muajsh. Sipas jush vonesat ne berjen e kesaj reforme do te kishin pasoja ne cilesine e zgjedhjeve te ardhshme
Ilir Meta shte gjeja me absurde qe nje opozite ose lidershipi i saj me mire qe kerkon me te drejte ne parim transparence per zgjedhjet e kaluara te pengoje te vonoje ose te kushtezoje berjen e reformes zgjedhore kur dihet se permiresimi i ligjit zgjedhor eshte rruga me e sigurt per te garantuar standardet me te larta per zgjedhjet ne Shqiperi ne te ardhmen. Kjo eshte krejtesisht absurde dhe e papranueshme.
Njekohesisht duhet te theksojme se pavaresisht nga ndonje qellim i cili nuk do te doja ta vleresoja per te demtuar apo per te bllokuar mungesen e nje reforme te drejtperdrejte dhe gjitheperfshirese elektorale ne Shqiperi duhet te kene parasysh se Shqiperia e ka nje kod i cili ka qene me konsensual se cdo kod tjeter kodin Berisha-Rama te cilin ne natyrisht nuk e kemi mbeshtetur dhe per te cilin kemi patur rezervat tona qe u konfirmuan edhe nga problemet qe u vune re ne zgjedhjet e kaluara qe jane reflektuar ne rekomandimet e OSBE-ODHIR-it per te ndryshuar kodin zgjedhor. Pra perseri Shqiperia e ka nje kod ne pergjithesi konsensual.
Zeri i Amerikes Pikerisht ju i kundershtuat ndryshimet kushtetuese qe u zhvilluan para zgjedhjeve te qershorit te 2009-s. A do te kerkoni ne kuader te reformes zgjedhore rishikimin e tyre
Ilir Meta Natyrisht ne kemi bere publike nje platforme shume te qarte per reformen zgjedhore kemi bashkepunuar shume ngushte edhe me aktore te shoqerise civile te fokusuar ne ceshtjet e demokracise dhe te zgjedhjeve dhe shpresojme qe sidomos opozita por edhe te gjithe forcat e tjera politike te tregojne vullnet duke ngritur standardet e zgjedhjeve ne Shqiperi permes ligjit dhe permiresimit te tij dhe jo permes demagogjise dhe akuzave bajate te ketyre 20 vjeteve.
Zeri i Amerikes Zoti Meta Tirana perfaqeson dhe betejen me te forte ne zgjedhjet per pushtetin vendor. Ju keni nisur nje proces perzgjedhjesh kandidatesh nderkohe qe keni premtuar qe kete here do te garoni ne aleance me PD-ne. Kur eshte fjala per Bashkine e Tiranes si do te konkretizohet kjo aleance
Ilir Meta Jemi shume heret per te dhene opinione lidhur me zgjedhjet e ardhshme vendore. Duhen ende 8 muaj dhe do te kemi kohe per ti dhene pergjigje te gjitha pyetjeve kuptohet ne menyre kolegjiale ne forumet e LSI-se.