Hyseni e Miliband bisedojnë hapat pas GJND-së

(E plotësuar) Gjatë qëndrimit të tij në Londër, ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni ka biseduar me sekretarin e Jashtëm britanik, David Miliband, për hapat që duhen ndërmarrë pas dhënies së mendimit këshillëdhënës të GJND-së lidhur me pavarësinë e Kosovës.
Me këtë rast, ministri ka përsëritur qëndrimin se negociata të reja për pavarësinë e Kosovës nuk mund të ketë.
Sipas një komunikate të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), gjatë takimit miqësor dhe shumë përmbajtësor, ministri Hyseni dhe sekretari i Jashtëm Miliband, u përqendruan në çështje shumë të rëndësishme për Kosovën, me theks të posaçëm te zhvillimet e brendshme, procesi i njohjeve, periudha e pas opinionit këshilldhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, përkrahja e mëtejme e Britanisë së Madhe për Kosovën etj., thuhet në komunikatë.
Hyseni thuhet se e ka njoftuar Milibandin me progresin që Kosova ka bërë gjatë dy viteve të pavarësisë së saj, ndërsa ka ndarë me të pikëpamjet e Prishtinës për çështje të rëndësishme si marrëdhëniet ndërfqinjësore me Serbinë. “Duke u ndalur në këtë pikë, ministri Hyseni e siguroi sekretarin e Jashtëm, Miliband, se Kosova është e interesuar për marrëdhënie të mira me Serbinë, së pari se, agjenda e përbashkët e të dy vendeve është ajo e integrimeve evropiane dhe së dyti se, kjo i shërben para së gjitha paqes dhe stabilitetit të dy vendeve, por edhe rajonit”.
Ndërkaq, ministri Hyseni e artikuloi qëndrimin tashmë të njohur se nuk mund të ketë rinegociata për pavarësinë e Kosovës. “Duke folur për rëndësinë që ka për Kosovën procesi i njohjeve, bashkëbiseduesit u ndalën edhe te periudha e pas dhënies së opinionit këshillëdhënës të GJND-së, periudhë kjo e cila sipas ministrit Hyseni është shumë e rëndësishme dhe e lidhur ngushtë me procesin e njohjeve”.
Në këtë kuadër, ministri Hyseni kërkoi nga sekretari i shtetit Miliband bashkërendim me qeverinë e tij për hapat që duhen ndërmarrë pas dhënies së mendimit këshilldhënës të GJND-së. “Nga ana e tij, sekretari i shtetit Miliband ndau pikëpamje të përbashkëta me ministrin Hyseni sa i përket progresit dhe arritjeve që ka bërë Kosova në dy vitet e pavarësisë së saj, ndërsa kërkoi nga qeveria e Kosovës që të vazhdohen përpjekjet për të luftuar fenomenet negative të shoqërisë kosovare”.
Po ashtu, sekretari i jashtëm Miliband rikonfirmoi përkrahjen e mëtejme të Britanisë së Madhe për shtetin e Kosovës.
Në agjendën e takimeve zyrtare të ditës së sotme të ministrit Hyseni në Londër, ishte edhe takimi me ministrin për Evropë në Foreing Office, Chris Bryant.
“Gjatë këtij takimi bashkëbiseduesit folën për zhvillimet në Kosovë, për arritjet që ajo ka pasur në këta dy vjet të pavarësisë së saj si dhe për sfidat me të cilat Kosova po përballet dhe pritet të përballet në të ardhmen. Biseda pati në spikamë procesin e njohjeve dhe rëndësisnë që ai ka për Kosovën. Edhe nga ministri Brayant, ministri Hyseni mori rikonfirmimin e përkrahjes së mëtejme që Britania e Madhe do t’i japë Kosovës në të gjitha planet, veçmas në procesin e njohjeve.
Po ashtu, gjatë bisedës, u fol edhe për marrëdhëniet me Serbinë, veçmas për nevojën e integrimit të mëtejmë të komunitetit serb në shoqërinë kosovare. Në këtë kuadër, ministri
Hyseni e njohu bashkëbiseduesin me përpjekjet dhe hapat që ka ndërmarrë qeveria kosovare në këtë kontekst, për çka edhe u përqendrua te pjesëmarrja e lartë që komuniteti serb pati në zgjedhjet lokale të nëntorit, pjesëmarrje kjo më e larta e komunitetit serb në ndonjë palë zgjedhje të zhvilluara në Kosovën e pasluftës.
Bryant kërkon përmirësimin e qeverisjes
Zyrtarë të lartë të Britanisë së Madhe e porosisin Qeverinë e Kosovës që të marrë hapa konkretë në përmirësimin e qeverisjes, luftimin e korrupsionit dhe për zhvillimin ekonomik të vendit.
Progresi në këto fusha është vendimtar për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka thënë ministri britanik për Evropën, Chris Bryant, gjatë një takimi me kryediplomatin kosovar, Skender Hyseni.
Ministri i Jashtëm i Kosovës ka takuar sot në Londër sekretarin e Jashtëm britanik, David Miliband dhe ministrin për Evropën, Chris Bryant.
Ambasadori britanik në Prishtinë, Andy Sparkes, ishte gjithashtu i pranishëm gjatë takimit që u zhvillua në Zyrën e Jashtme dhe të Commonwealth-it në Londër.
Sikur transmeton ambasada britanike në Prishtinë, nëpërmes një komunikate shtypi, Bryant është zotuar për mbështetjen e përpjekjeve të Kosovës për të siguruar njohje të gjerë ndërkombëtare dhe për të marrë pjesë si shtet në takime rajonale dhe ndërkombëtare.
Nga ana tjetër, ai ka theksuar domosdoshmërinë që Kosova të marrë hapa konkretë në përmirësimin e qeverisjes.
“Ne patëm një bisedë të sinqertë dhe të hapur në lidhje me disa nga sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova, në vitin 2010. Ne diskutuam domosdoshmërinë që Kosova të bëjë përparim të shpejtë në përmirësimin e qeverisjes, duke marrë hapa konkretë për të trajtuar korrupsionin dhe trajtimin e sfidave të saj ekonomik. Progresi në këto fusha është vendimtar për aspiratat e Kosovës drejt BE-së”, ka thënë Bryant.
Ministri kosovar po qëndron në Britani të Madhe për një vizitë zyrtare dyditore.
Përveç takimeve me zyrtarët e lartë britanikë, gjatë qëndrimit të tij në Londër, ministri Hyseni është paraparë të mbajë një ligjëratë në Institutin prestigjoz ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS) ku do të flasë kryesisht për arritjet dhe progresin e Kosovës në dy vitet e pavarësisë.
Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Londër, ministri Hyseni, po ashtu do të ketë takime edhe me përfaqësues diplomatikë nga vende të ndryshme të botës, të akredituar në Londër.