Riformatimi është përgjegjësi e Thaçit

Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), ka thënë se vendimi për ndryshimin e përbërjes së Qeverisë së Kosovës është në duart e kryeministrit Hashim Thaçi, duke premtuar se ai do t'i mbështesë përpjekjet e tij në këtë drejtim.
"Kjo është përgjegjësi e kryeministrit dhe unë i mbështes plotësisht angazhimet e tij", ka deklaruar Feith, transmeton Kosovapress.
Sipas tij, ndryshimet në ekzekutiv janë të domosdoshme.
Ai është shprehur i bindur se kjo çështje është duke lëvizur dhe ka kërkuar që t’i jepet kohë kreut të ekzekutivit të vendit që t’i bëjë publike përcaktimet rreth kabinetit qeveritar.
"Ky është një proces që po vazhdon dhe Kryeministri i Kosovës është përgjegjës. Prandaj le të presim dhe të shohim konfirmimet për emërimet e reja", ka thënë Feith, pas takimit të zhvilluar me kryetarët e komunave të rajonit të Prizrenit.
Feith ka mohuar që në lidhje me këtë çështje të ketë zhvilluar ndonjë konsultë me autoritetet vendëse.
Pavarësisht nga zhvillimet në qeverinë qendrore, shefi i ICO-së ka thënë të jetë i kënaqur me nivelin e zbatimit të pakos gjithëpërfshirëse të presidentit Ahtisaari nga pushtetet lokale.
Ai ka thënë se në kuadër të xhiros njoftuese me kryetarët e komunave të Kosovës është ndarë i kënaqur me përkushtimin e liderëve lokal të rajonit të Prizrenit.