E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbetjet mortore ruhen në "Dhomën e Ftohtë"

Mbetjet mortore të 420 trupave të paidentifikuar nuk do të qëndrojnë më në kontejnerë. Ato sot u vendosën në "Dhomën e Ftohtë", e cila u përurua nga ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi dhe drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.

"Dhoma e Ftohtë" ka 20 frigoriferë me nga 5 kaseta dhe do të shërbejë për qëndrimin e mbetjeve mortore dhe trupave deri në momentin e bërjes së autopsisë.

Kjo dhomë ka kushtuar rreth 200 mijë euro, ndërkaq në këtë objekt pritet të bëhet edhe laboratori i ADN-së.

Sipas ministres Kelmendi, për laboratorë nevojiten rreth 1 milion e 500 mijë euro dhe kjo punë mund të bëhet në vitin e ardhshëm, raporton Klan Kosova.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›