E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyseni i pranishëm në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit

Përmes një letre drejtuar kryesuesit të radhës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ministri Hyseni ka kërkuar që të marrë pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, për të shprehur pikëpamjet e Republikës së Kosovës.

Seanca e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, është thirrur nga Serbia pas zhvillimeve të fundit në veri të Mitrovicës, ku gjatë një incidenti humbi jetën një person dhe disa të tjerë u plagosën. Në Nju Jork pritet të udhëtojë edhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, i cili e ka kërkuar këtë sesion të jashtëzakonshëm.

Mbledhja e Këshillit është caktuar për të martën, në orën 10:00, sipas kohës lokale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›