E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria: Lajmi për vdekjen e Bleonës, i pavërtetë

Këtë fakt e konfirmon edhe drejtori i Policisë së Kukësit, Sadri Ramçaj, sipas të cilit Prokuroria e Krimeve të Rënda është vënë në dijeni të publikimeve, por nuk ka asgjë të vërtetë. Sipas tij, persona të caktuar duan të luajnë me ngjarjen.

Nga Prokuroria e Krimeve të Rënda thonë se lajmet e publikuara nëpër rrjetet sociale kanë për qëllim të hedhin mjegull në hetime, dhe se vogëlushja 6-vjeçare mund të jetë gjallë.

Ndërkohë, nga ky organ bëjnë të ditur se kanë filluar kërkimet për të zbuluar personat të cilët kanë publikuar lajmin e rremë në “facebook”. Edhe gjyshi i Bleonës, Zenel Mata thotë se ishte vënë në dijeni të publikimeve në “facebook” nga disa të rinj, por vetë ata nuk kishin kontaktuar me policinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›