Pikëpyetjet, kush qëndron pas sulmit në Mitrovicë?
Sipas “B92”, policia e Kosovës ka deklaruar se posedon listën e të dyshuarve për sulmin me granatë në Mitrovicë.
Ministri Bajram Rexhepi për këtë sulm akuzon ekstremistët serbë. Policia e Kosovës disponon të dhënat e personave të dyshuar për sulmin me bombë në veri të Mitrovicës, por tani për tani nuk do të publikohet asgjë.
Gjithnjë sipas mediave serbe, si përgjegjës për shpërthimin në të cilin vdiq një person dhe 11 të tjerë u plagosën, ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, ka akuzuar ekstremistët serbë.
Ish-shefi i Qendrës Koordinuese të Qeverisë serbe për Kosovën, Nebojsha Covic, fajësimin nga njëra anë në tjetrën e vlerëson si karakteristikë të rëndomtë të rajonit kosovar. Ndërkohë, ministri Rexhepi thekson se rezultatet e para të hetimeve tregojnë se përgjegjës për incidentin janë ekstremistët serbë, të cilët gjatë protestës kanë qenë të armatosur.
“Janë duke u bërë hetime intensive të përbashkëta të dy prokurorëve publikë të EULEX-it dhe po kështu të policisë rajonale të Kosovës. Në kuadër të hetimeve janë bërë intervista me dëshmitarë, dhe tashmë ekzistojnë disa lista për të dyshuarit. Shpresojmë që hetimet sa më shpejt të gjejnë kryesit e këtij incidenti tragjik dhe të marrin dënimin e merituar”, ka theksuar Rexhepi.
Hamendësimet për përgjegjësit e ngjarjes tragjike në Mitrovicë para përcaktimit të fakteve për të, Covic i sheh si të tepërta. Ai mendon që pala serbe në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së duhet të paraqitet e vendosur dhe të prezantojë faktet që disponon.
“Duhet pritur, natyrisht, se pala shqiptare të fajësojë se këtë sulm e kanë bërë ekstremistët serbë. Por, sikundër duhet pritur që pala serbe do të thotë që aktorët e kësaj vepre janë terroristët shqiptarë. Mirëpo, është mirë që në KS duhet të paraqiten fakte shumë të qarta dhe të kërkohen të dhëna se kush vërtetë e ka bërë këtë sulm”, vlerëson ai.
“Vetëm e vërteta mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemet. Strukturat politike duhet të kenë parasysh se çdo hap i gabuar, kushdo qoftë ta bëjë atë, do të paguajnë njerëzit, të cilët jetojnë në ato hapësira. Këtë rast në veri të Kosovës”, vlerëson Covic.
Deri te përgjegjësit për shpërthimin e bombës në Lagjen e Boshnjakëve dhe uljen e tensioneve është e mundur të vihet vetëm me bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare në Kosovës, ka thënë për B92 drejtori i Forumit për marrëdhënie etnike, Dushan Janjic.
Njëkohësisht, ai frikësohet se e tërë ngjarja do të interpretohet politikisht. “Fakti se do të mbahet mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit flet se OKB, që do të thotë edhe UNMIK-u dhe EULEX-i e vlerësojnë se është një moment kur duhet stabilizuar paqja në Kosovë. Pas kësaj mbledhje do të konkludohet se Beogradi duhet të bashkëpunojë me EULEX-in dhe jo të ndodh kjo që po dëgjojmë si paralajmërim nga Beogradi, të analizohet bashkëpunimi”, thekson Janjic. /kd/