Hyseni kërkon njohjen nga Tanzania

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skender Hyseni, i cili po qëndron në New York, ka vazhduar takimet me një numër përfaqësuesish të përhershëm pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Sikur njofton MPJ, nëpërmes një komunikate për shtyp, ministri Hyseni ka pasur një bisedë të gjatë dhe përmbajtësore me përfaqësuesin e përhershëm të Tanzanisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Augustine P. Mahiga, me të cilin ka biseduar për njohjen e Republikës së Kosovës nga ky shtet, si dhe për shumë procese të rëndësishme në dhe rreth Kosovës, siç është rasti me mendimin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Ministri ka rikujtuar procesin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe mënyrën se si ka ardhur deri te shpallja e pavarësisë së Kosovës, për përparimin e arritur në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë, si dhe për kontributin e madh dhe të pazëvendësueshëm që kjo ka pasur për paqen dhe stabilitetin në rajon. Me këtë rast, Ministri ka ripërsëritur kërkesën e tij për njohje nga Tanzania.
Ministri Hyseni dhe ambasadori Mahiga thuhet se janë pajtuar që të vazhdojë komunikimi në nivele të ndryshme deri në rrumbullakimin e procesit të njohjes nga ky vend.
Në kuadër të takimeve që ka zhvilluar në Nju Jork, Hyseni ka takuar edhe përfaqësuesin e përhershëm të Republikës së Turqisë në Kombet e Bashkuara, ambasadorin Ertuğrul Apakan. Në takim është folur për zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe rreth Kosovës, si dhe për marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.
Në këtë takim, Ministri Hyseni dhe Ambasadori Apakan folën dhe u pajtuan për nevojën e vazhdimit të përkrahjes reciproke në fusha dhe procese të rëndësishme.