E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyseni përshëndeti rezolutën për Kosovën nga OKI

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka përshëndetur miratimin e rezolutës për Kosovën në sesionin e 37-të të Organizatës së Konferencës Islamike, në Dushanbe të Taxhikistanit.

Ministri Hyseni me këtë rast falënderoi të gjitha vendet anëtare të Konferencës Islamike për votën unanime për rezolutën. Në veçanti, Ministri Hyseni me këtë rast falënderon diplomacinë shqiptare dhe përgjithësisht institucionet e Republikës së Shqipërisë për përkrahjen që po i japin Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.

Po ashtu, mirënjohje e veçantë me këtë rast i jepet iniciuesit, Republikës së Shqipërisë dhe sponsorizuesve të kësaj rezolute.

"Kalimi i kësaj rezolute është edhe një pranim dhe konfirmim i kontributit vital dhe të pazëvendësueshëm që pavarësia e Kosovës ka për paqen dhe stabilitetin në Ballkan", thuhet në njoftimin e MPJ'së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›