AKR , memorandum bashkëpunimi me NDI-në

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me të gjitha institucionet evropiane dhe amerikane në përmirësimin e jetës politike në Kosovë, ndërkaq ka thënë se AKR-ja do ta ruaj orientimin e saj si parti liberale dhe do ta forcojë këtë orientim gjithnjë e më shumë në të ardhmen.
Këto komente, Pacolli i bëri gjatë nënshkrimit të një memorandumi bashkëpunimi me Institutit Nacional Demokratik, të cilin Pacolli e ka vlerësuar si një ditë shumë të rëndësishme për AKR-në.
“Për AKR-në është një hap i madh në këtë drejtim. AKR-ja ka treguar gjithmonë përgatitje që të bashkëpunojë me të gjitha institucionet evropiane, të cilat qojnë drejt përmirësimit të jetës politike dhe sot me NDI-në do të nënshkruajmë një memorandum bashkëpunimi dhe jam i bindur se ky bashkëpunim do të jetë shumë i suksesshëm për AKR-në dhe shumë me rëndësi për AKR-në si parti e re, e cila tenton të bashkë rrugëtojë me partitë tjera evropiane”, është shprehur Pacolli.
Ndërkaq drejtoresha e programit të USAID-it Laura Nichols ka shprehur gatishmërinë që të bashkëpunojë me AKR-në për ndihmë teknike.
“Ashtu siç kemi bërë në të kaluarën, kjo marrëveshje do të formalizojë ndihmën teknike që NDI do t’i sigurojë partisë gjatë javëve dhe muajve në vazhdim. NDI sjell ekspertizë teknike që ndihmon partitë politike të përqendrohen në politika, në ndërtimin e kapaciteteve të brendshme që forcon procesin demokratik në përgjithësi. Ne presim të vazhdojmë punën me AKR-në dhe jemi të kënaqur që patëm mundësi ta formalizojmë atë sot”, ka thënë Nichols.
Kjo marrëveshje bashkëpunimi mes AKR-së dhe NDI-së ndihmon në ndërtimin e kapaciteteve që forcojnë procesin demokratik në Aleancës Kosova e Re.