Hyseni në KS: Hetimi për shpërthimin po përparon
Gjatë ditës së djeshme, me kërkesë të Serbisë u mblodh Këshilli i Sigurimit të OKB-së për shpërthimin e së Premtes në Mitrovicë.
Ministri i Jashtëm Hyseni, pa dhënë detaje në lidhje me hetimet theksoi se ato po përparojnë, dhe i quajti të çuditshme pretendimet serbe se “secesionitët e terroristët shqiptarë kanë gjuajtur bomba", pa pasur mbështetje në hetime.
"Ajo që mund të them është se ato granata dore ka shumë mundësi të jenë gjuajtur nga vetë protestuesit, nga vetë turma”, tha Hyseni, duke kundërshtuar Presidentin serb, Boris Tadiç, por pa dashur të paragjykojë rezultatin e hetimeve që vazhdojne.
Hyseni nënvizoi faktin se politika e Beogradit po punon kundër stabilitetit të Kosovës e rajonit dhe, para së gjithash, kundër vetë serbëve të Kosovës, të cilët qeveria po përpiqet t’i integrojë sa më shumë në jetën e vendit.