S’merr kush përgjegjësi

Për gjendjen e mjerueshme në institutin e Patologjisë askush nuk nga zyrtarët kompetentë nuk është ndier përgjegjës.
Përderisa zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë kanë thënë se ky problem është ekskluzivisht çështje e zyrtarëve të QKU’së, këta të fundit thonë se për mjerimin në këtë institut, përgjegjës janë drejtues të Fakultetit të Mjekësisë.
Drejtori ekzekutiv i QKU`së, Ali Sadriu ka thënë për Express se institutet në QKU, 80 për qind ushtrojnë veprimtari arsimore dhe janë në shërbim të Fakultetit të Mjekësisë, përkatësisht të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
“Si të tilla do të duhej që pjesën më të madhe të intervenimit ta bënte Dekanati i Fakultetit të Mjekësisë, meqë 80% e shfrytëzojnë për nevoja të tyre”, ka thënë drejtori ekzekutiv i QKU`së, Ali Sadriu.
Ai ka pranuar se gjendja e rëndë në institute e sidomos në atë të Patologjisë ku analizat e pacientëve kosovarë dërgohen në tasa jogurtësh dhe shishe gjysmë të prera të coca colës janë të trashëguara me vite në Qendrën Klinike Universitare.
Ai ka thënë se është i gatshëm që në bashkëpunim me dekanin e Fakultetit të Mjekësisë dr Gani Bajraktarin, ministrin e MSh`së, Bujar Bukoshi dhe atë të MASHT’it, Enver Hoxhaj, të diskutojnë këtë problem.
“Problemi i instituteve duhet zgjidhet në bashkëpunim mes institucioneve të lartcekura, kurse QKUK’ja nuk ka buxhet të sajin për të investuar në objekte që nuk i ka në menaxhim të plotë. Pra, pjesën më të madhe të investimeve do të duhej ta bënte Fakulteti i Mjekësisë, kurse në këtë rast do mund të kërkohej edhe ndihma e QKUK-së, për hapësirat që i takojnë QKUK-së”, thotë Sadriu.
Ndërkaq askush nga zyrtarët e QKU`së nuk ka qenë në gjendje të tregojë se si mjekët nga të gjitha klinikat e QKU`së dërgojnë në këtë institut analizat apo mostrat e pacientëve në tasa jogurtësh dhe shishe gjysmë të prera.
“QKUK’ja i ka objektet e saj (klinikat) të cilat i menaxhon 100% dhe është e obliguar të investojë në to, pra të përmirësojë infrastrukturën e tyre”, ka thënë drejtori i QKU`së, Ali Sadriu.
Përderisa Instituti vazhdon të jetë i mbyllur me rekomandimin e Inspektoratit Shëndetësor të Kosovës dhe përderisa faji për gjendjen në Institutin e Patologjisë vetëm hidhet nga një zyrtar të tjetri, dekani i Fakultetit të Mjekësisë, dr Gani Bajraktari ka thënë për Express se janë zyrtarët e QKU’së ata të cilët duhet të investojnë në këtë institut.
“Ne si Fakultet i Mjekësisë investojmë në pjesën arsimore, ku studentët kanë nevojë për gjëra gjatë procesit mësimor, ana tjetër është çështje e zyrtarëve të QKU`së”, thotë dekani Bajraktari.
Sipas tij, në këtë rast janë zyrtarët e QKU’së që duhet të investojnë në institute.
Ai ka thënë për Express se edhe Statuti i Qendrës Klinike Universitare është aq konfuz, i cili bën në mosndarjen e përgjegjësive mes zyrtarëve të QKU’së dhe Fakultetit të Mjekësisë.
“Statuti i QKU’së është skandaloz, unë para dy muaji i kam dërguar një letër ministrit të Shëndetësisë për ndërrimin e Statutit dhe që Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ta menaxhojë Fakulteti i Mjekësisë. Ne aktualisht nuk kemi asgjë në dorë”, ka thënë dekani i Fakultetit të Mjekësisë.
Faik Hoti, zëdhënës i kësaj ministrie, ka thënë një ditë më parë se këto institute janë çështje e QKUK-së, MASHT-it, dhe Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë. Sipas tij, në QKUK, ekziston një komision për vlerësimin e prioriteteve për investime brenda kësaj qendre.
“Instituti i Patologjisë kryen dhe veprimtari arsimore në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë, por edhe veprimtari nga lëmenjtë paraklinikë, gjegjësisht analiza dhe hulumtime të ndryshme klinike”, thotë Hoti për Express.
Sipas tij, QKUK’ja ka një komision të vetin, në të cilin shqyrtohen kërkesat për investime, qofshin për investime kapitale, apo më të vogla.
“Ky komision e bën selektimin e kërkesave, se cilat ka mundësi të plotësohen, e cilat jo dhe cilat janë më prioritare, e cilat mund të presin. QKUK’ja e ka buxhetin e vet dhe kjo çështje adresohet atje”, thotë zëdhënësi Faik Hoti.