Hyseni në takimin e ministrave të BE-së
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, ka udhëtuar për në Romë, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Franco Frattini, për të marrë pjesë në një takim të ministrave të jashtëm nga partitë popullore të Europës.
Në këtë takim, në të cilin marrin pjesë rreth 25 ministra të jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian dhe atyre jashtë Unionit, mes tjerash do të diskutohet edhe për gjendjen në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën europiane të vendeve të Europës Juglindore.
Me këtë rast pritet që Ministri Hyseni të takojë shumë homologë të tij nga vende europiane.