E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtet e anëtarësimit

Hannes Swoboda, deputet austriak në Parlamentin Europian dhe raportues për Kroacinë, konsideron se Bashkimi Europian nuk mund të kërkojë nga Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, sepse disa shtete të Unionit po ashtu nuk e kanë njohur atë.

Në një deklaratë për gazetën serbe, “Politika”, ai ka vlerësuar se “një zgjidhje megjithatë duhet të arrihet” para hyrjes së Serbisë në BE.

Gazeta përkujton se në paraqitjen para deputetëve të PE në Strasburg, Swoboda pos të tjerash ka thënë se, “askush nuk e di formulën sipas të cilës Serbia, ndonëse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, mund të hyjë në BE” dhe se “kjo do të jetë formulë e vështirë diplomatike, të cilën Serbia duhet ta gjejë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›