E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hyseni niset në Francë, do marrë pjesë në konferencën e Frankofonisë Prishtinë

Kryediplomati kosovar, Skënder Hyseni udhëtoi sot drejt Francës, ku do të marrë pjesë në Konferencën ministrore të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, e cila më 29-31 maj do të mbahet në qytetin e Nicës.
Pjesëmarrja e ministrit Hyseni në këtë konferencë vjen pas ftesës që i është bërë atij nga ministri i Jashtëm francez, Bernar Kushner, gjatë vizitës së Hysenit në Paris më 3 maj.

Në konferencën e Nicës, ministri i Jashtëm i Kosovës pritet të takojë përfaqësues dhe homologë nga vende të ndryshme anëtare të organizatës ndërkombëtare të Frankofonisë, që nuk e kanë njohur ende Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Ministri Skënder Hyseni po ashtu do të takohet edhe me disa ministra nga vende anëtare të kësaj organizate që tashmë e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›