E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, thirrje për ndaljen e kthimit të romëve në Kosovë


Politikanët dhe përfaqësuesit e organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë kërkuar nga autoritetet gjermane, që ta ndalin dëbimin e romëve, të cilët nuk kanë bazë ligjore për qëndrim në Gjermani, dhe dërgimin e tyre në Kosovë.

Njëri nga nënshkruesit e thirrjes është edhe ish-ministri federal dhe ish-përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë Hercegovinë, Christian Schwarz - Schilling, i cili tha se "politikanët duhet të mendojnë për fatin e njerëzve konkretë" dhe shtoi se veçanërisht romët e rinj në Gjermani janë të integruar mirë.

"Kështu mijëra njerëz po shtyhen në fatkeqësi", tha Schilling.

Raportohet se sipas dokumentit të nënshkruar ndërmjet Berlinit e Prishtinës, afro 14.000 romë, që nuk e kanë të rregulluar qëndrimin në Gjermani, duhet të kthehen gjatë viteve të ardhshme në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›