Lunacek:S'ka BE për Serbinë, pa njohjen e Kosovës
Serbia nuk mund të integrohet në Bashkimin Evropian nëse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk realizon një bashkëpunim të mirë me autoritetet e Prishtinës. Kështu është shprehur raportuesja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek për integrimin e Serbisë në BE.
"Synimi im kryesor është integrimi në BE i të gjithë qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, qoftë ata serbë, shqiptarë apo të kombësisë tjetër", ka thënë Lunacek. Për t'u arritur ky qëllim, ka theksuar ajo, nuk duhet parë nga e kaluara por drejt së ardhmes dhe kontestimi i pafund i pavarësisë së Kosovës, kurrsesi nuk ndihmon.
Duke folur për rezolutën e propozuar nga ajo në Parlamentin Evropian, me të cilën u bëhet thirrje të gjitha shteteve anëtare të BE-së që ta njohin pavarësinë e Kosovës, Lunacek tha se "është e domosdoshme një politikë e fuqishme e përbashkët e BE-së që të gjitha shtetet anëtare të kenë pozicion të njëjtë.
"Pavarësia e Kosovës sot është de fakto një realitet, prandaj sipas mendimit tim, nuk ka kuptim të kthehemi prapa dhe të diskutojmë për këtë realitet sërish dhe nga e para", tha Lunacek.