Hyseni plot optimizëm

Zelanda e Re njohu pavarësinë e Kosovës, të hënën, duke thyer kështu heshtjen prej katër muajve, që kur nuk kishte njohje të reja.
Zelanda e Re u bë shteti i 63 që njeh realitetin e krijuar në Kosovë, me 17 Shkurt 2008.
Ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, në një konferencë për media, tha se njohja është bërë përmes aktit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, respektivisht përmes dhënies së pëlqimit për akreditimin e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Britaninë e Madhe, Muhamet Hamiti, si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Zelandën e Re, rezident në Londër.
Hyseni, tha se nuk është në praktiken e këtij shteti të bëjë njohje formale, por vendosja e marrëdhënieve diplomatike kompleton këtë akt.
Akti i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike shihej si akti edhe i njohjes. Me një notë diplomatike, Ministria e Jashtme e Zelandës së Re ka njoftuar MPJnë se Qeveria e këtij vendi ka dhënë pëlqimin që ambasadori i Republikës së Kosovës në Londër, të akreditohet edhe në kryeqytetin e Zelandës së Re, tha Hyseni.
Njohja nga Zelanda e Re, por edhe zhvillimet diplomatike globale, kanë shtuar optimizmin e institucioneve të Kosovës se ditëve të ardhshme do të ketë edhe njohje tjera për Kosovën.
Madje, Ministri Hyseni, të hënën, tha se një ditë Kosova do të njihet edhe nga Federata Ruse.
Ai tha se përmirësimi i raporteve ndërmjet SHBAsë dhe Rusisë dhe ndryshimet në politikat globale mund të ndikojë pozitivisht në procesin e njohjes së Kosovës.
Federata Ruse, besojmë pashmangshëm, një ditë do ta njohë Kosovën. Shpresojmë që ndryshimet në marrëdhëniet ndërkombëtare, ndryshimet në kontekstet globale, do të jenë në të mirën e Kosovës dhe edhe Kosova do të përfitojë nga to, tha Hyseni.
Në këtë konferencë, Shefi i Diplomacisë kosovare ka folur edhe rreth procesit të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Republika e Kosovës ka bërë përgatitjet e gjithanshme që edhe në pjesën përfundimtare, përmbyllëse të procesit të seancave dëgjimore, seancat gojore, të paraqitet në mënyrë bindëse dhe të dinjitetshme, ka thënë Hyseni.
Sipas tij, Kosova ka bërë të gjitha përgatitjet që të dëshmoj edhe një herë se pavarësia e saj ka qenë akt legjitim, ka qenë rrumbullakim i aspiratave të një populli për të qenë i lirë dhe i pavarur.
Besojmë në paanshmërinë dhe vazhdojmë të besojmë në drejtësinë e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kjo është arsyeja pse ne në Hagë do të shkojmë me plotë optimizëm dhe me besim të palëkundur në drejtësi dhe në të drejtë për të qenë të lirë dhe të pavarur, shtoi Hyseni.