E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Duam hollësira për shembjen në tunelin e Kalimashit

Partia Socialiste ka reaguar pas deklaratave të ministrit Sokol Olldashi për tunelin e Kalimashit. Zëdhënësja e PS-së Armela Imeraj një një konferencë për shtyp ka theksuar se PS-ja kërkon nga Transportet një raport të hollësishëm mbi situatën në tunel, për volumet që janë shembur, arsyet e tyre dhe koston shtesë të këtyre volumeve. Ministrit të thotë se përse nuk jepet një informacion korrekt e i detajuar dhe pse nuk lejohet as media të bëjë detyrën e saj karshi publikut" theksoi Imeraj. Zëdhënësja e PS-së duke komentuar deklaratat e ministrit Olldashi theksoi se "sa për paturpësinë e rrugaçërinë zotëria mund t'i gjejë me shumicë në gjuhën e tij tradicionalisht skandaloze, po kurrsesi në kërkesën e llogarisë së opozitës që do të bëhet përditë e më e fortë përballë kësaj keqqeverisjeje që po degradon përditë në keqbërje".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›