E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hysi: Basha të japë llogari për trafikimin

Kështu ka theksuar sot deputetja socialiste, Valentina Hysi, sipas së cilës ministri i Brendshëm, Basha, duhet të japë llogari.

“Ministri Basha do të bënte mirë të jepte llogari për këtë situatë të papranueshme dhe këtë njollë të turpshme mbi imazhin e vendit, përgjegjësia për të cilën bie para se gjithash mbi të. Përpara se të flasë për arritje të paqena, Ministri i Brendshëm do të bënte mirë të shpjegonte para qytetarëve të këtij vendi se ç’masa është duke marrë për të ndihmuar viktimat e trafikut?”, u shpreh ajo në konferencë shtypi. Sipas saj, pengesa kryesore kundër trafikimit bëhet korrupsionit në radhët e qeverisë.

Deputetja e opozitës ka kërkuar marrjen e masave konkrete për parandalimin e ndikimit të faktorëve që nxisin këto trafiqe si dhe të marrë masa reale dhe lehtësisht të matshme për mbrojtjen dhe rehabilitimin e viktimave të trafikimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›