Hysi: Maxhoranca ti hap rrugë zgjidhjes së krizës
Ajo tha se hyrja e opozitës në Kuvend, nuk ishte thjesht për formalitet, por ofroi mbështetje të fuqishme për Rezolutën e Kuvendit lidhur me liberalizimin e vizave.
“Pa dashur ta paragjykojmë, fryma e diskutimeve të përfaqësuesve të maxhorancës në komisionin e ligjeve tregon se maxhoranca kërkon të fitojë kohë dhe të tregojë se është për konsensus në zgjidhjen e krizës, por nismat e PS është antikushtetuese”, tha ajo.
Deputetja Hysi ka kërkuar nga pozita që të lejojë hetimin e zgjedhjeve dhe të kontribuojë në zgjidhjen e krizës politike në vend. Sipas Hysit, “Partia Socialiste i kërkon maxhorancës dhe parlamentit shqiptar që konsensusin e dhënë nga opozita dhe futjen e saj në Parlament ta vlerësojnë si shprehje të pjekurisë dhe gatishmërisë së saj për zgjidhjen e krizës politike dhe jo si pasojë e presionit të bërë nga ndërkombëtarët”.
“I bëjmë thirrje Partisë Demokratike që ti përgjigjet ftesës së Partisë Socialiste dhe kërkesës së partnerëve tanë ndërkombëtarë që në seancën e mbetur në datën 18 mars të punojmë së bashku për të gjetur zgjidhjen institucionale të krizës politike”, përfundoi deputetja e opozitës deklaratën e saj për mediet.