Hysi shkatërron Trepçën

Hysi e ka marrë kreun e tabelës, pasi në Merdar e ka deklasuar Trepçën duke e mposhtur me rezultat të thellë, 4:0. Prishtina mposhti Lirinë, sikurse Besa, Ferizajn. Flamurtari u mposht në shtëpi nga KEK-u, derisa Gjilani iu rikthye fitores.
Hysi Trepça 4:0
Ekipi llapjan, Hysi të dielën ka shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen derbi të xhiros së 13 të Superligës në futboll, pasi e deklasoi Trepçën duke e mundur me rezultat të thellë, 4:0.Me këtë fitore, Hysi ia ka rrëmbyer Trepçës pozitën e parë në tabelën e klasifikimit, dhe tani llapjanët kanë tri pikë më shumë sesa mitrovicasit, të cilët me ngulm po e ndjekin titullin e kampionit.
Vendasit kanë kaluar në epërsi prej 1:0 në minutën e 20 të takimit, me golin që e shënoi Labinot Osmani. 13 minuta më vonë, Hysi e ngriti epërsinë në 2:0 me golin që e shënoi Enis Zabërxha.
Ndërsa, Labinot Osmani sërish shënoi gol për Hysin në minutën e 45-të, për ta rritur avantazhin e skuadrës së tij ndaj mysafirëve në 3:0. Golin e fundit për Hysin dhe të vetmin në pjesën e dytë, e realizoi Elhami Berisha në minutën e 88 të takimit, për rezultat përfundimtar, 4:0.
Prishtina Liria 1:0
Prishtina po shkon duke u këndellur nga kriza e rezultateve, e cila e mundoi bukur gjatë. Bardhekaltrit kanë shënuar fitore minimale, por shumë të rëndësishme në përballje me Lirinë e Prizrenit, me rezultat 1:0.
Golin e vetëm dhe të fitores për ekipin kryeqytetas e ka shënuar Isuf Llumnica në minutën e 43-të të ndeshjes. Por, Prishtina ka mundur ta shënojë edhe një gol tjetër në pjesën e parë, kur Genc Sermaxhaj qëlloi shtyllën prej një pozite shumë të largët.
Ndërsa, në pjesën e dytë Liria dominoi në fushë, duke i krijuar disa raste të mira shënimi, por mbrojtja bardhekaltër ishte në nivel të detyrës, duke i evituar rreziqet që ia shkaktonte ekipi mysafir.
Besa Ferizaj 1:0
Besa ka shënuar fitore të vështirë në duel me Ferizajn, duke e mposhtur këtë skuadër me rezultat minimal, 1:0. Golin e fitores për ekipin pejan e ka realizuar kapiteni i saj, Haxhi Zeka në minutën e 51-të të ndeshjes, kur i saktë u tregua nga penaltia. Por edhe Ferizaj ka pasur rastet e veta për të shënuar gola. Vlen të ceket shtylla të cilën e qëlloi Livoreka gjatë pjesës së parë të ndeshjes.
Gjilani Vëllaznimi 3:1
Vëllaznimi secilën herë po shkon duke u futur në krizë më të thellë. Gjakovarët u mposhtën si mysafirë të Gjilanit, me rezultat 3:1. Me këtë humbje, kuqezinjtë bien në pozitën e fundit të tabelës së klasifikimit. Dy gola për ekipin vendas në këtë takim i ka shënuar Gjevdet Muji (në minutën e 36 dhe 56), kurse një gol e shënoi Arben Zeqiri në fund të takimit. Ndërsa, golin e vetëm për Vëllaznimin e ka shënuar Atdhe Gashi në minutën e 18 të ndeshjes.
Flamurtari KEK-u 0:3
Flamurtari ka zhgënjyer, pasi u mposht para adhuruesve të vet nga KEK-u me rezultat të thellë, 0:3. Elektricistët kaluan në avantazh prej 0:1 në minutën e 29, me golin që e shënoi Florim Berbatovci. Epërsinë e KEK-ut në 0:2 e vuri goli që e shënoi Kastriot Rexha në minutën e 85-të të takimit. Mysafirët golin e fundit e shënuan në minutën e fundit të takimit, kur Mensur Simnica shënoi gol për rezultat përfundimtar, 0:3.
Drenica Kosova 3:0
Drenica ka shënuar fitore bindëse me rezultat 3:0 ndaj Kosovës së Vushtrrisë, në ndeshjen që e hapi xhiron e 13-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.
Premton Muji ishte kreator i fitores së drenicasve, pasi shënoi dygolësh. Kuqezinjtë e realizuan golin e parë në minutën e 22-të, me realizator sulmuesin Muji, i cili mori një top nga Bajraktari. Pikërisht asistuesi i golit të parë, Besim Bajraktari, e shënoi golin e dytë të vendësve në minutën e 68-të, pasi u shërbyer mirë nga Hajdari.
Ndërkaq, rezultatin përfundimtar e vulosi Muji në minutën e 80-të, pasi e mposhti me kokë portierin mysafir Sadiku. Në përgjithësi, drenicasit dominuan në fushë dhe krijuan raste të shumta, gjë të cilën ia pamundësuan kundërshtarit.
Superliga xhiroja XIII
Tabela ND GD PI
1. Hysi 13 12 27
2. Trepça 13 7 24
3. Flamurtari 13 2 22
4. KEK-u 13 11 21
5. Besa 13 4 20
6. Ferizaj 13 -2 18
7. Liria 13 3 17
8. Prishtina 13 -4 17
9. Drenica 13 -10 17
10. Gjilani 13 -10 13
11. Kosova (V)13 -6 12
12. Vëllaznimi 13 -7 10