E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ribashkohet Amy me Blake

Këngëtarja Amy Winehouse i ka thënë shokëve të saj se ajo do të kthehet prapë me Blake Fielder Civil pas tre muajve të divorcit të tyre.

Madje ish të dashurit kanë bërë një update në facebook-un e tyre ku thuhet se ata do të martohen përsëri.

Shumica e shokëve të çiftit i kanë uruar ata.

Nuk mund të pajtoheni me dashurinë e vërtetë. Cili është qëllimi i juaj?, ka postuar Blake në profilin e tij.

Ribashkimi është seria e fundit e ndarjeve dhe bashkimeve të çiftit, ku të dy kanë shprehinë e përdorimit të kokainës dhe heroinës.

Ish i burgosur Blake ishte divorcuar me Amy në korrik për shkak se ajo ishte e paaftë për të kryer detyrat si bashkëshorte.

Megjithatë, çifti kanë mbajtur kontakte me email dhe ishin ribashkuar pas 14 muajve të lirimit të Blake nga rehabilitimi në shtator.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›