E Diel, 1 Nëntor 2026

Hysi shtang Prishtinën në kryeqytet

Java e katërt e Superligës së Kosovës nisi me një rezultat surprizë që shënua në kryeqytet. Skuadra vendase, Prishtina, u mposht me rezultatin 2-1 nga Hysi, që merr kryesimin në tabelën e renditjes, të paktën përkohësisht, pasi janë për t’u luajtur edhe 4 sfida të tjera përfundimi i të cila do të sjellë ndryshime të tjera në klasifikimin e përgjithshëm. Miqtë nga Podujeva treguan futbollin e tyre më të mirë që në pjesën e parë, teksa në minutën e 21-të kaluan në avantazh pas një goditjeje të saktë të kapitenit Mentor Zhdrella. Në këtë fraksion Hysi pati edhe disa raste të tjera shënimi, që nëse do të ishin finalizuar saktë, do ta mbyllnin takimin para kohe.

Gjithsesi, skuadra mysafire I shtangi sërish kryeqytetasit në në fillim të pjesës së dytë, përkatësisht në minutën e 51-të me anë të Fiton Hajdari, që realizoi një supergol fluturimthi, pasi u asistua nga Enis Zabërxha.

Bardh e kaltrit e ngushtuan rezultatin vetëm tetë minuta më vonë me anë të Isuf Llumnicës, që shënoi me kokë pas një harkimi të Haxhajt. Vendësit ishin më të mirë në pjesën e dytë, por përpjekjet e tyre për ta barazuar rezultatin ishin të pamjaftueshme. Në këtë mënyrë Hysi shënoi një fitore të madhe në kryeqytet, ndërsa për Prishtinën kjo ishte humbja e dytë në këtë kampionat. Në takimin tjetër të kësaj të shtune Fushë – Kosova mposhti 1-0 Trepcen, falë golit të Burim Shalës në pjesën e parë/Supersport,al 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›