E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hysi:Të publikohet bilanci i kompanisë së Priftit

Pas deklaratave të ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti se nuk ka asnjë shkelje ligjore në procedurat e dhënies me koncension për hidrocentrale, ka ardhur dhe reagimi i opozitës.

Deputetja Vasilika Hysi,tha se nuk justifikohet shitja për 1.8 milionë eurosh e aksioneve të kompanisë së Priftit pasi firma ka qenë me humbje. Hysi i ka kërkuar Drejtorisë së Tatimeve të pasqyrojë bilancin e kësaj kompanie.

"Teksa i lëmë kohë ministrave që të konsultohen me kunetërit për koncesionet, i kërkojmë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve që të publikojë bilancin për vitin 2009 të kompanisë së Dritan Priftit", u shpreh Hysi.

Ajo theksoi se bilancet e vetë kompanisë për vitet 2007 dhe 2008, nuk kanë realizuar as edhe një lekë fitim, madje, rezulton që në këto dy vite humbjet të kenë qenë mbi 66 milion lekë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›