Portugali, 5 viktima e 72 të plagosur nga aksidenti masiv
5 viktima, 72 të plagosur dhe 50 vetura e maune të përplasura. Ky është bilanci tragjik i një aksidenti masiv i cili ka ndodhur ditën e hëne në Portugali. Aksidenti i rëndë ka ndodhur në një nga autostradat kryesore të vendit në komunën e Sever do Vougas, në provincën e Averios. Sipas burimeve policore aksidenti masiv ndodhi në orën 19:00 sipas orës lokale 250 kilometra larg Lizbonës, kryeqytetit të vendit.
Ende nuk dihen arsyet e sakta të aksidentit të rëndë por zanafilla e aksidentit ka qenë përplasja e dy automjeteve të tonazhit të lehtë. Për shkak të trafikut të rënduar të automjeteve në këtë aksident janë përfshirë edhe shumë makina të tjera. Burimet policore e lidhin këtë aksident gjithashtu edhe me shiun e mjegullën që kishtë përfshirë zonën në momentet kur ndodhi aksidenit masiv. Loti rrugor A-25 në Portugali, ku ndodhi përplasja e makinave është një nga arteriet kryesore rrugore të Portugalisë dhe ndodhet afër kufirit me Spanjën. Media lokale raportoi se direkt pas aksidentit në vendngjarje erdhën 184 makina zjarrfikëseje dhe 50 autoambulanca për të shpëtuar sa më shumë njerëz nga fatkeqësia rrugore.