Të martën, konferenca e ambasadorëve shqiptarë në botë
Të martën fillon punimet Konferenca e Ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë të akredituar në botë.
Konferenca e thirrur nga Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir do zgjasë 2 ditë e do të marrin pjesë ambasadorët dhe kryetarët e misioneve diplomatike të Shqipërisë të akredituar në botë.
Gjatë kësaj Konference do të bëhet një analizë e hollësishme e aktivitetit të shërbimit të jashtëm shqiptar gjatë vitit të kaluar, dhe do të diskutohet mbi sfidat me të cilat përballet diplomacia shqiptare aktualisht si dhe mbi organizimin e punës për vitin që vjen. Në këtë kontekst pritet të vihet theksi në forcimin, profesionalizmin dhe rritjen e efikasitetit të Shërbimit të Jashtëm në shërbim të sfidave të brendshme zhvillimore të vendit dhe rolit të ri dinamik të Shqipërisë në arenën rajonale dhe ndërkombëtare.