Hysni Burgaj: Gjatë 2010-ës u ul me 80% kultivimi i hashashit
05/04/2011 Konferenca rajonale, marrin pjesë krerët më të lartë të policisë
SHKODER- Lufta për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike ka qenë në qendrën e konferencës rajonale të organizuar ditën e hënë në Shkodër me pjesëmarrjen e zv/ministrit të Brendshëm Avenir Peka, drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, të policisë së Shkodrës, prefekturës së Këshillit të Qarkut të Shkodrës, si dhe të përfaqësuesve nga misioni PAMEKA e ICITAP. Konferenca u organizuar fillimisht në Shkodër, nisur nga problematikat e hasura nga kultivimi i bimës narkotike cannabis sattiva, për të vijuar më pas në rrethet e tjera të vendit. Qëllimi i kësaj konference ishte evidentimi i arritjeve dhe mangësitë e hasura në punën e policisë dhe strukturave të tjera shtetërore kundër kultivimit të bimëve narkotike. Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, vlerësoi punën e bërë gjatë vitit të kaluar për gjetjen e parcelave të mbjella me bimë narkotike dhe asgjësimin e tyre, por kërkoi një punë dhe angazhim akoma më të madh në lidhje me fushatën semsibilizuese për dëmet që shkakton cannabis sativa, si dhe penalitetet që kanë ata që e kultivojnë atë. Drejtori Burgaj u shpreh se shifrat dhe vlerësimet edhe nga institucionet ndërkombëtare flasin për një punë të mirë për zbulimin e goditjen e fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike cannabis sativa. Drejtori Burgaj bëri të ditur se duke bërë një krahasim me vitin 2009, gjatë vitit 2010 është ulur në masën 80% kultivimi i bimëve narkotike, cannabis sativa, ndërkohë që fuqia goditëse është rritur me rreth 60 raste. Sipas drejtorit Burgaj, mjaft pozitiv është fakti se gjatë vitit 2010 janë proceduar penalisht 79 persona. Për arritjen e këtyre rezultateve pozitive Drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, theksoi se ka pasur një angazhim, vendosmëri e tolerancë zero nga ana e forcave të policisë, por kanë ndihmuar shumë dhe helikopterët për të kontrolluar zonat e thella malore..Ndërkohë Burgaj theksoi se përdorimi i satelitit për gjetjen e zonave të mbjella me bimën e ndaluar ka dhënë rezultate mjaft pozitive për zbulimin e parcelave, ndaj këtë vit do të ketë një aplikim të gjerë të satelitit. Pas rezultateve pozitive, drejtori Burgaj theksoi se duhej të ishte akoma më e madhe puna e policisë për sensibilizimin e banorëve kryesisht të zonave malore, pasi ky proces do të ndikonte për frenimin e parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Drejtori Burgaj kërkoi një bashkëpunim më të mirë ndërmjet institucioneve dhe strukturave të tjera shtetërore për një sensibilizim sa më efikas të komunitetit, kundër kultivimit të bimëve narkotike, pasi nga kultivimi i kësaj bime ka vetëm të humbur. Ndërkohë drejtori Burgaj paralajmëroi vartësit e tij se do vihen para përgjegjësisë nëse do gjenden të kultivuara bimë narkotike në zonat që ata mbulojnë. Nga ana e tij prefekti i qarkut Shkodër, Maxhid Cungu, vlerësoi pozitivisht punën e policisë kundër kultivimit të bimëve narkotike, duke theksuar se gjatë vitit të kaluar janë asgjësuar 28 mijë rrënjë canabis sativa, të ndihmuara dhe me 82 fluturime të helikopterëve në zonat e thella malore të qarkut të Shkodrës. Një vlerësim pozitiv të punës së policisë në këtë drejtim dha dhe zv/ministri i Brendshëm Avenir Peka, i cili shprehu dhe mbështetjen e përhershme dhe maksimale të dikasterit të brendshëm për parandalimin dhe goditjen e fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike. Lidhur me vijimin e kultivimit të bimëve narkotike në zonat e thella malore të qarkut të Shkodrës, kreu i Këshillit të Qarkut Shkodër, Gjovalin Kolombi, theksoi se këto zona janë tepër të varfra, ndaj kërkojnë të gjejnë rrugë për të jetuar. Për Kolombin, një nga prioritet duhet të jetë dhe krijimi i strategjive për nxjerrjen nga varfëria të banorëve të këtyre zonave. Ndërsa kreu i gjykatës së rrethit gjyqësor Shkodër, Andri Ymeri, theksoi se bashkëpunimi mes policisë dhe gjykatës nuk qenë efikas në masën e duhur ndaj për të pasur rezultate sa më pozitive duhet gjetur si zgjidhje krijimi i një hallke ndërmjetëse mes këtyre institucioneve.