I aksidentuari në Lezhë transportohet pa oksigjen, humb jetën
Tiranë - Një person i aksidentuar sot në qytetin e Lezhës ka humbur jetën sapo ka mbërritur në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Edhe pse nuk bëhet ende me dije identiteti i viktimës, apo të dhëna rreth aksidentit ku ishte përfshirë, mësohet se pacienti ka ndërruar jetë në momentet që ka mbërritur në Tiranë. Ky fakt konfirmohet edhe nga mjekët e Spitalit Ushtarak, të cilët bëjnë me dije se se pacienti në fjalë ka mbërritur në Tiranë, i paintubuar, pra nuk ka marrë oksigjen gjatë kohës që transportohej. Sipas mjekëve, pacienti nuk shoqërohej nga staf i specializuar mjekësh, por vetëm nga infermierja.
Ndërkohë burime nga urgjenca e Traumës pranë këtij spitali bëjnë me dije se gjatë muajit gusht ka pasur një dyndje rastesh të ngjashme.