E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tuneli Tiranë-Elbasan, rrëshket dheu

tuneli-266x200Tiranë - Vetëm pak muaj pas përurimit, një ndër veprat më mëdha të qeverisjes se demokratëve ka rrëshkitur duke shkaktuar jo pak probleme në qarkullimin e automjeteve.

Në hyrje të tunelit Tiranë-Elbasan raportohet se ka pasur rrëshqitje gurësh. Si pasojë e rrëshqitjes, qarkullimi i mjeteve bëhet vetëm në një korsi dhe me vështirësi të madhe. Sot pasdite, një masiv shkëmbinjsh dhe dherash, në skarpatën e anës së djathtë të rrugës në anën e Elbasanit, u rrëzua duke bllokuar aksin. Shembja ka ndodhur rreth 600 metra para hyrjes ne tunel, ku si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbi, është bllokuar rruga dhe janë rrezikuar edhe pasagjeret e nje makine, te cilën e ka goditur masivi i shkëmbit.

Menjëherë është urdhëruar bllokimi i rrugës për makinat dhe trafiku i makinave është devijuar për në rrugën e vjetër të Qafës së Krrabës. Deri në mbrëmje nuk po punohej për zhbllokimin e saj pasi largimi i shkëmbinjve kërkon makineri të rënda. Duket se shkak i shembjes ka qene mos forcimi i nevojshem i skarpatës anësore të rrugës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›