Një haker palestinez piraton profilin e Zotit Facebook
Khalil Shreateh, një haker palestinez, kishte gjetur një vrimë në rrjetin social Facebook. Eksperti i sistemeve informative, kishte bërë të ditur se kishte gjetur rrugën për të postuar në profilin e cilitdo përdorues të Facebook pavarësisht se kjo gjë mund të ishte e bllokuar nga përdoruesi.
Palestinezi ishte injoruar dy herë nga administratorët e rrjetit më të madh në botë. Kështu ai vendosi të tërhiqte vëmendjen e tyre duke postuar në timeline-in e themeluesit të rrjetit social, Mark Zuckerberg.
Për të provuar këtë, ai hyri në murin e shokut të klasës së Zuckerberg-ut, Sarah Goodin dhe u dërgoi administratorëve foto si dëshmi. Por vetëm pasi postoi diçka në profilin e Zuckerberg, palestinezi tërhoqi vëmendje. Një inxhinier i kompanisë i ktheu atij përgjigje duke i kërkuar më shumë informacion se si e ka bërë këtë gjë por injoroi kërkesën e tij për pagim. Jo vetëm kaq, por Facebook përkohësisht i mbylli llogarinë në rrjetin social për shkelje të kushteve të shërbimit.

