I akuzuar në Spanjë për vrasje, arrestohet në Durrës 49-vjeçari

Një 49-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Durrës këtë të shtunë (22 qershor). Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se 49-vjeçari me inicialet A. M., u kap në lagjen nr. 13 të Durrësit.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Orgivas në Spanjë, në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, kryer në kuadër të grupit kriminal.
Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Spanjë, për të finalizuar ekstradimin e 49-vjeçarit në Spanjë.
/rtsh.al/