E Martë, 3 Nëntor 2026

Vau i Dejës çel sezonin turistik

Zona e Vaut të Dejës në veri të Shqipërisë, me pasuritë e jashtëzakonshme natyrore vijon të tërheqë çdo vit e më shumë tursitë vendas dhe të huaj.

Edhe këtë vit Bashkia e Vaut të Dejës edhe këtë vit e shndërroi çeljen e sezonit turistik në një festë ku morën pjesë vizitorë të shumtë.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, u shpreh se numrat e turistëve e vizitorëve janë gjithnjë në rritje.

Spiropali theksoi se Liqeni i Komanit, Lumi i Shalës dhe e gjithë kjo zonë mahnitëse duhet të marrin vëmendjen e duhur në investime për t’i bërë të mbërritshme destinacionet e pazbuluara dhe perlat e patreguara, për më shumë ekonomi, turizëm dhe mirëqënie për individët, familjet dhe komunitetin.

Lumi i Shalës mbetet një nga perlat turistike të veriut, që mban rekord turistësh, pa lënë mënjanë liqenin e Komanit dhe ishullin e Shurdhahut.

Promovimi i zonave turistike dhe rivitalizimi i ofertës turistike është një prej nismave që ka ndërmarrë së fundmi bashkia e Vaut të Dejësit me mbështetjen e Bashkimit Evropian përmes projektit “Vau-Dejës si destinacion turistik” në partneritet me Qendrën për Promovimin e Konkurrueshmërisë.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›