E Diel, 1 Nëntor 2026

I akuzuari për vrasje: Nuk hakmerrem mbi një plak

TIRANË- Nuk e kam vrarë unë Mark Shkretën. Nuk qëlloj mbi një plak. Kur të hakmerrem, do qëlloj mbi atë që më vrau djalin...”. Jetmir Llani, i cili dyshohet si autor i ekzekutimit të Mark Shkretës, në shenjë hakmarrje për vrasjen e të birit 9-vjeçar, Endri Llani në një atentat me 5 qershor në Mamurras, rrëfen për “GSH” se nuk ka aspak lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Rrugën “Hoxha Tahsim”. Ai pretendon se ndodhet në Athinë prej njëve ku ka dërguar për kurim të vëllain Muharremin, i cili mbeti i plagosur në atentat. Llani, i cili është shpallur në kërkim nga policia si i dyshuar për vrasjen e 71-vjeçarit Shkreta, tha se ka hedhur në gjyq Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duke kërkuar shpërblim dëmi moral. “Do të kthehem në Tiranë, sepse nuk kam lidhje me atë vrasje. Unë ndodhem në Athinë dhe një fakt i tillë është lehtësisht i verifikueshëm”, shprehet Llani. Alibia e Llanit në pamje të parë duket mjaft e fortë dhe policia duhet të sigurojë prova të forta për të vërtetuar autorësinë e tij në krimin e vrasjes së Mark Shkretës... 

Policia ju ka shpallur në kërkim si të dyshuar për vrasjen e Mark Shkretës,vrasjen e Mark Shkretës, ndërkohë që ju keni paditur policinë. Përse?tur policinë. Përse?
Nuk kam lidhje me atë ngjarje. Unë ndodhem në Greqi prej një jave. Kam kaluar në pikën kufitare të Kakavijës më datë 14 korrik ora 06.30 e mëngjesit së bashku me vëllain tim Muharremin.
Përse ndodheni në  Greqi?
Jemi nisur nga Mamurrasi drejt Greqisë pasi bëra të 40-at e djalit. Vëllai ka mbetur i plagosur në ngjarje dhe kam ardhur për të bërë disa ekzaminime mjekësore, pasi ka mpiksje gjaku në tru.
Keni dëshmitarë që prej një jave ndodheni në Greqi?
Po kam shumë dëshmitarë. Së pari policia e verifikon shumë lehtë momentin kur kam kaluar në pikën kufitare. Gjithashtu kam
dhe mjaft dëshmitarë. 
Pra, ju pretendoni se nuk e keni qëlluar Mark Shkretën?
Unë nuk marr hak duke vrarë një plak. Kur të hakmerrem do qëlloj dorësin, atë që më vrau tim bir.
Përse e keni paditur policinë?
Sepse më akuzon për një krim që nuk e kam kryer. Nuk di sesi policia ka publikuar emrin tim, në një kohë që është lehtësisht e verifikueshme që ndodhem në Greqi dhe skam lidhje me atë ngjarje.
Do të ktheheni të ktheheni në Shqipëri?
Sapo të mbaroj ekzaminimet në spital të vëllait patjetër që do kthehem. Policia le të më arrestojë, nëse më ka shpallur në kërkim. Por një gjë po them, ajo që më ka ndodhur mua mos i ndodhtë kujt.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb) Lidhje te tjera I vrasin të birin 9-vjeçar në Mamurras, babai merr hak në Tiranë

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›