E Diel, 1 Nëntor 2026

Anxhela Martini lidhet me biznesmenin ‘maniak’

Miss Universe Albania 2010, Anxhela Martini do të paraqesë gjatë kësaj jave në New York linjën e saj me bikini. “The Swim Week” do të nisë këtë të enjte dhe pjesëmarrja e Martinit ka ngjallur mjaft interes tek mediat, duke pasur parasysh edhe disa nga thashethemet që e kanë shoqëruar modelen shqiptare në dy vjetët e fundit. “Miami Herald” i ka kushtuar një artikull modeles së lindur në Shqipëri dhe rritur në Zvicër. Me kë po takohet bomba shqiptare Anxhela Martini? - pyet gazeta. Së fundi, Martini po përflitet shumë se po shoqërohet me Russell Simmons (në fotot), biznesmen, i cili është në listën e të ftuarve në prezantimin e linjës së modeles shqiptare, bashkë me, Hank Azaria dhe Q-Tip. Pak kohë më parë, bukuroshja shqiptare i pati thënë Global Grid se Simmons ishte një djalë i mrekullueshëm, personi më i këndshëm që kishte njohur ndonjëherë dhe se ata të dy ishin miq shumë të ngushtë. Mediat ndërkombëtare e pohojnë se biznesmenin është “maniak” pas të dashurave në moshë të re, sidomos kur ato janë yje të botës së modës. Anxhela Martini është kthyer në një prej femrave më të përfolura në showbiz-in ndërkombëtar gjatë këtyre dy viteve. Foto nudo, dalje pa të brendshme, flirte me Kanye West e Craig David...Ky është bilanci i asaj çfarë është shkruar për shqiptaren bukuroshe në këto dy vite.
(e.m/Bluetooth/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›