E Diel, 1 Nëntor 2026

I akuzuari si terrorist në Shqipëri gati partinë e re islamike në Egjipt

15/04/2010 Imami i Milanos, Abu Omar, i rrëmbyer nga CIA, jeton me gruan shqiptare e të bijën

Abu Omar, njeriu që tronditi Antiterrorin dhe SHIK-un shqiptar në vitet 1991-1997, i rrëmbyer në Milano nga CIA në vitin 2003, ka vendosur që me paratë e fituara nga gjyqi për burgimin që ai e konsideron të padrejtë, të krijojë parti islamike në Egjipt. Lajmi është publikuar në saitin www.adnkronos.com, ku citohet një intervistë që ka dhënë ish-imami i Milanos për gazetën “Al-Sharq al-Awsat”. Hassan Mustafa Osama Nasr ose siç njihet me emrin Abu Omar tani jeton në Egjipt në lagjen “Muharrem Bek” bashkë me të shoqen shqiptare Marsela Glina dhe të bijën, teksa pritet të fitojë një shumë të madhe eurosh për kalvarin e gjatë të mundimeve. Ai ka paditur shtetin për burgim të padrejtë, pasi u rrëmbye nga CIA, në vitin 2003, kur ishte imam i Milanos, akuzuar si i implikuar në organizata terroriste. Me këtë nismë Abu Omar synon të bashkojë të gjithë myslimanët e Egjiptit dhe vendeve të tjera në një parti të vetme. Ai ka jetuar për disa vite në Shqipëri dhe ka punuar për agjencinë bamirëse “Human Relief and Construction Agency”. Egjiptiani i njohur në Milano edhe si Abu Omar, i dërgonte rregullisht familjes së vet në Shqipëri të holla me anë të transfertave bankare.

Historiku i të gjashtit të celulës së Tiranës, marrëdhëniet me Shqipërinë

Jeta mes Bin Ladenit e shoqatave bamirëse

Si e trazoi SHIK-un dhe Antiterrorin miti i Abu Omarit, martesa me Marselën

Impenjimi i shërbimeve sekrete në Tiranë kishte marrë shkas nga një e dhënë, sipas së cilës njeriu për të cilin ata po grumbullonin informata kishte jetuar për disa vjet (1991-1997) në Tiranë, duke krijuar edhe familjen e vet, pas martesës me një shqiptare. Abu Omar në vitin 1993 u martua me shqiptaren Marsela Glina. U akuzua si anëtar i organizatave terroriste egjiptiane Jamat al Islamiya (“The Islamic Group”) që më vonë u bashkua me Al Qaedën dhe kërkohej edhe nga shteti egjiptian. Sipas Abu Omar, kjo organizatë kishte në Shqipëri rreth 10 vetë që punonin për tre shoqata bamirësie islamike përfshirë këtu “Al-Haramain Islamic Foundation” dhe “Rivival of Islamic Heritage Society”. Agjentët e shërbimit sekret kishin mësuar se egjiptiani i njohur në Milano edhe si Abu Omar, i dërgonte rregullisht familjes së vet në Shqipëri të holla me anë të transfertave bankare. Kështu, ata kishin menduar se, nëse në Tiranë do të mundnin të gjenin familjen e tij, do të mësonin nëse Osama i kishte dërguar të holla familjes, që pas zhdukjes së tij më 17 shkurt në Milano. Një burim i shërbimeve sekrete pohoi se u gjetën fatura që thoshin se Abu Omar vazhdonte ti dërgonte së shoqes të holla edhe pas zhdukjes. Ndërkohë që një tjetër burim pohoi të kundërtën. Gjithashtu, burime nga shërbimi sekret shqiptar pohuan se egjiptiani i larguar nga Shqipëria që në vitin 1995 kishte pasur lidhje me egjiptianët e tjerë të celulës së Tiranës, të kryesuar nga Ahmet Ibrahim Al Nagar. Por Abu Omar, që mund të numërohet si personi i gjashtë i celulës së Tiranës, ishte larguar nga Shqipëria më herët, pasi ishte përplasur me policinë në mënyrë të paparashikuar. Pas pak kohe Omar me gjithë familjen largohet papritur nga Shqipëria e shkon në vende të ndryshme të Evropës. Në vitin 1997 Abu Omar merr në Romë statusin e refugjatit politik. Më 17 shkurt të vitit 2003 ai rrëmbehet kur ishte imam i Milanos, kurse kërkimet u zhvilluan edhe në kryeqytetin shqiptar, saktësisht në Tiranën e Re, ku e shoqja Marsela Glina jetonte e vetme me tre fëmijët dhe nënën e saj plakë. Abu Omar njihej si miku i Nabil Benatia, i cili ishte nën proces, i akuzuar për lidhje me terrorizmin islamik së bashku me Es Sayed Abdelkader, të njohur si dy nga njerëzit më të afërt të Bin Ladenit.

Implikime terroristësh në Shqipëri

Më 28 qershor 1998 u prangosën në Tiranë dy anëtarë të "Xhihad", Ahmed Ibrahim El Naggar, me pseudonimin Muhamed Fonda, 39 vjeç, dhe Mohamed Hasan Mahmud (alias Moget Mustafa), 36 vjeç. Më 16 korrik të vitit 1998 shërbimet sekrete ekstradojnë edhe drejtorin e fondacionit "Ringjallja e trashëgimisë islame" si bashkëpunëtor të "Xhihadit". Sakaq, më 7 gusht 1998 "Xhihadi" shpërtheu brenda pak orëve dy autobomba në ambasadat amerikane në Kenia dhe Tanzani. Në deklaratën e terroristëve, thuhej se atentatet ishin ndërmarrë si hakmarrje për vrasjen e El Nagarit, të kapur në Tiranë. Më 13 tetor 1998 në Torino arrestohet Amoid Naji, një tjetër veprimtar i "Xhihadit". Ai pranoi se kishte qëndruar në Shqipëri për disa muaj me një plan për hedhjen në erë të ambasadës amerikane. Më 24 tetor 1998 gjatë aksionit për arrestimin e Selam Muhamed Omar El Said, në shtëpinë e vjehrrit të tij në periferi të Tiranës, mbetet i plagosur komandanti i grupit të RENEA-s, por vritet edhe vetë i kërkuari.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›