Karburantet, rriten dy herë brena muajit
15/04/2010 Ditën e djeshme në të gjitha pikat nafta dhe benzina janë shitur 3 lekë më shtrenjtë
Aktualisht një litër eurodiesel shitet me 140 lekë, ndërsa benzina me 146 lekë për litër
Rritet sërish çmimi i karburanteve brenda muajit prill. Gjatë ditës së djeshme, nafta dhe benzina janë shitur me 3 lekë më shtrenjtë. Kështu, në pikat e karburanteve, nafta ka arritur në 136 lekë për litër, nafta e cilësisë së mirë, e njohur ndryshe si eurodieseli shitet me 140 lekë për litër, ndërsa benzina me 146 lekë për litër. Kjo është rritja e dytë e çmimit të karburanteve në vendin tonë brenda një muaji. Importuesit shpjegojnë se rritja e çmimit ka ardhur si pasojë e ecurisë së bursave ndërkombëtare. Sipas tyre, krahas rritjes së kuotave të arit të zi, në tregun ndërkombëtar është forcuar edhe dollari, monedhë në të cilën shkëmbehet nafta. Rritja e çmimit të karburanteve do të rëndojë mbi të gjithë qytetarët, duke pasur parasysh se është një ndër mallrat kryesore të konsumit të përditshëm. Ndërkohë sipas importuesve mësohet se rritje të çmimit pritet të sjellin edhe ndryshimet e fundit të parashikuara nga qeveria shqiptare në ndryshimin e ligjit “Për taksat kombëtare” që pritet të hyjë në fuqi së shpejti. Nga ky ndryshim pritet një rritje prej 1 lekë/litër (benzine apo diesel), që llogaritet si taksa e karbonit. Një nga arsyet që është lakuar shpesh nga specialistët lidhur me shtrenjtimin e karburanteve është edhe forcimi i dollarit karshi lekut. Deri në janar 2010, kursi mesatar i këmbimit ka qenë 1 USD=93-95 lekë. Pas kësaj periudhe, 1 USD këmbehet mesatarisht me 102-103 lekë. Por përveç rritjes së kursit të këmbimit të dollarit shtrenjtimi lidhet edhe me pozitat e favorshme të euros përballë lekut. “Edhe pse produkti nuk kuotohet në euro në bursën ndërkombëtare, ndryshim i kursit të këmbimit të monedhës evropiane me lekun shqiptar ka dhënë efektet e tij në rritjen e çmimit të karburanteve, duke qenë se rreth 10 për qind e të gjitha shpenzimeve të kompanive hidrokarbure kryhen në këtë monedhë”, kanë deklaruar pak kohë më parë përfaqësuesit e Shoqatës së Hidrokarbureve, ndërkohë që vihet në dukje që edhe investimet e kompanive të hidrokarbureve janë bërë me kredi në euro, çka rrit koston.
Shkaqet
Çdo rritje e dollarit ndikon drejtpërsëdrejti në rritjen e kostos së naftës dhe sigurisht edhe të çmimit të kësaj të fundit. Sipas importuesve, nga maji i vitit të kaluar e deri në shkurt të këtij viti, çmimi i naftës ka shënuar një rritje me rreth 12-13 dollarë për ton. Për sa i përket parashikimeve, specialistët shprehen se rritja e çmimit të naftës do të rritet në tregjet ndërkombëtare dhe Shqipëria nuk do të bëjë përjashtim si pjesë e vendeve importuese.