E Shtunë, 31 Tetor 2026

I arratisur prej 2 muajsh, kapet me 22 kg hashash

Shkoder- I kishte shpetuar operacionit te pare te policise kur iu zbuluan ne parcele 66 rrenje kanabis sativa ne muajin shtator, por diten e djeshme ka rene ne kurth dhe eshte kapur se bashku me sasine prej 22 kg hashash. Burime zyrtare te Policise se Shkodres bene me dije se duke u zbardhur dita e djeshme, eshte ndaluar 24-vjecari Nard Kodra, banues ne fshatin Palaj te komunes Shllak. Informacionet e dhena nga nje person qe ka telefonuar sallen operative, cuan agjentet deri tek i dyshuari qe do te akuzohet per "prodhim dhe shitje te lendeve narkotike". Gjate kontrollit ne banese u zbuluan ne cilesine e proves rreth 22 kg lende bimore e thare, e cila dyshohet si kanabis sativa. Policia tha se Kodra, eshte edhe autor i dyshuar i vepres penale te "kultivimit te bimeve narkotike", kur iu gjet nje parcele e mbjelle me hashash. Pas ndalimit dosja hetimore i ka kaluar Prokurorise se Shkodres per veprime te metejshme per dy akuza.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›