Vasili: 57 milione euro per ndertimin e disa pavijoneve
Nje shume prej 57 milione eurosh do te beje te mundur realizimin e fazes se dyte te masterplanit per Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza". Faza e dyte parashikon ndertimin e dy kateve shtese, te cilat do te perdoren per sherbime te rendesishme si urgjenca kirurgjikale, radioterapia, onkologjia, dialize, diagnostikimi dhe ambulanca. Po keshtu ky fond do te perdoret edhe per blerjen e aparaturave mjekesore dhe asistence teknike nga te huajt. "Kjo faze konsiston ne perfundimin e dy kateve shtese, si nga ana ndertimore, ashtu edhe kompletimin me pajisjet mjekesore por dhe ne ndertimin dhe pajisjen mjekesore te nje godine te re me 6 kate, e cila do te lidhet me godinen e fazes se pare", ka pohuar ministri i Shendetesise, Petrit Vasili. Sipas tij, se shpejti pritet te perfundoje spitali i ri, i cili i perkiste fazes se pare. Ky spital do te perdoret per laborator, salla reanimacioni etj. Eshte parashikuar qe pajisjet te jene bashkekohore, per te ofruar nje sherbim shume te larte shendetesor duke bere te mundur qe pacientet te mos shkojne me jashte vendit.