E Diel, 1 Nëntor 2026

Plackit njesine tregtare, zhduket i dyshuari si hajdut

Shkoder- Plackit nje dyqan dhe zhduket pa gjurme, duke i shpetuar policise ne momentet e fundit. Nje njesi tregtare ne qytetin e Shkodres, eshte bastisur dy dite me pare nga persona te panjohur, kurse policia nisi hetimet per kapjen e te dyshuarit. Burime zyrtare thane se ngjarja ka ndodhur ne lagjen "F. Ramadani", ku jane vjedhur artikuj te ndryshem me vleren e 20 mije lekeve. Jane dashur dy dite hetime qe agjentet ne baze te gjurmeve te gishterinjve dhe krahasimit te tyre, te arrinin deri tek identiteti i autorit te dyshuar te ketij krimi. Sipas policise, ai eshte Artan Ndreu, 30 vjec, banues ne lagjen "N. Mazi" ne Shkoder. Gjate kontrollit te baneses nuk u be e mundur kapja e tij, ndaj grupi hetimor pasi ka kryer veprimet e duhura proceduriale, beri shpalljen ne kerkim te autorit dhe po punohet per kapjen e tij. "Materialet ne ngarkim te Artan Ndreut, do t'i kalojne per ndjekje penale Prokurorise se Shkodres per akuzen e vjedhjes", njoftoi policia vendore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›