I arratisuri i '97, Selami Cokaj jeton i maskuar ne Angli si kosovar

LONDER - Investigimi i medias angleze ka bere qe te mund te identifikohet nje nga personat e shume kerkuar nga policia shqiptare. Selami Cokaj mendohet se, eshte identifikuar gjate diteve te fundit nga gazeta britanike "The Telegraph". Sipas saj, ai ka mberritur ne Angli i maskuar si kosovar dhe tani kerkon azil. Nga informacionet e marra eshte mesuar se, i dyshuari si Cokaj, kishte punuar prej disa kohesh ne nje lavash makinash. Por personi ne fjale thote se ai nuk eshte Selami Cokaj, i kerkuar edhe nga Interpoli, por eshte nje person tjeter dhe tani i kane ngaterruar identitetin. Cokaj, i cili perdor emrin Valtron Gashi, nga Kosova, nuk mund te largohet pa nje vendim te azilit ku ndodhet. Ai eshte denuar pasi ka goditur per vdekje nje njeri ne vitin 1994 dhe eshte larguar nga burgu tre vjet me vone. Gjithashtu ai eshte dhe autor i nje grabitjeje me arme. Kur eshte kerkuar nga Interpoli shqiptar qe ai te ekstradohet, ai papritur shkoi tek autoritet dhe kerkoi azil. Pellumb Seferi, drejtori i Interpol ne kryeqytetin shqiptar, Tirane, thote se, "Selami Cokaj eshte nje prej personave me te kerkuarve ne Shqiperi sepse ka grabitur me arme, ka vrare dhe eshte arratisur nga burgu, ne 1997". "Ne kemi punuar 11 vjet per te kthyer ate ne Shqiperi qe te perfundoje denimin prej 20 vitesh, por gjykata ende nuk ka dhene vendim", ka deklaruar Seferi. Ai besohet se eshte nje prej 100 krimineleve nga Evropa Lindore dhe jeton ne Britani me nje identitet fals.
Justifikimi
I kerkuari nga drejtesia thote se e vetmja ngjashmeri ne mes tij dhe vrasesit Cokaj eshte ditelindja e njejte. I dyshuari i cili eshte baba i kater femijeve ishte vendosur ne Mansfield nga Londra para dy viteve dhe aty ka krijuar nje biznes te suksesshem.
Justifikimi
I kerkuari nga drejtesia thote se e vetmja ngjashmeri ne mes tij dhe vrasesit Cokaj eshte ditelindja e njejte. I dyshuari i cili eshte baba i kater femijeve ishte vendosur ne Mansfield nga Londra para dy viteve dhe aty ka krijuar nje biznes te suksesshem.